POLITIKË

Rama për protestën e opozitës: Çadra e tallavasë do të mbrohet nga vetingu

18:31 - 02.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Në komunikim e tij javor, kryeministri Rama foli edhe njëherë për protestën e opozitës si dhe pretendimin e tyre për një qeveri teknike. Edi Rama u shpreh se rekomandimet e OSBE-ODIHR nuk janë miratuar ende në Parlament jo se mungojnë votat, por sepse po presin opozitën në kuvend. “Shqipëria dhe shqiptaret nuk i kanë asnjë borxh PD dhe lidershipit të saj të falimentuar. Nuk i kanë asnjë borxh të korruptuarve që duan të mbrojnë nga vettingu gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Historia e demokracisë nisi me studentë që i hapën rrugë krijimit të PD.

Por historia është shkruar me pas me mundime.  Berisha refuzoi hetimin parlamentar të zgjedhjeve të vjedhura të 2009. Ne i kontestuam ato zgjedhje, dhe hymë në një greve urie, po jo për qeveri teknike, e as të për të rrëzuar zgjedhjet, por për të rrëzuar murin që pengonte hapjen e kutive pas zgjedhjeve. Por nuk i bojkotuam zgjedhjet e 2011 kur me një KQZ të korruptua na vodhën zgjedhjet. Nëse sot ata kontestojnë zgjedhje që nuk janë bërë akoma. Në një çadër tallavaje thonë se nuk do hyjnë në zgjedhje, madje do pengojnë popullin të shkojnë në zgjedhje. Ç’është ky budallallëk i tillë.

Kjo u bë si ajo shprehja “Hedh një budalla një gur në lumë e 100 të mençur nuk e nxjerrin dot”. Po a ka marrë kjo qeveri një masë shtrënguese që pengon rolin e opozitës në shoqëri? Përkundrazi opozita ka folur në parlamentin e kësaj legjislature më shumë se vetë mazhoranca. Edhe rekomandimet e OSBE-ODIHR nuk janë miratuar ende në Parlament jo se mungojnë votat, por sepse presim opozitën në kuvend.  Për të gjithë ata që kërkojnë të nxjerrin gurin e qeverisë teknike nga lumi që ka marrë opozitën, të përgjigjen: kur opozita nuk do zgjedhje a është demokratike që zgjedhjet të mos bëhen? A është demokratike që zgjedhjet të bëhen vetëm kur do opozita, si do opozita, e pa qeveri legjitime, sepse nuk e do opozita?”, tha Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.