POLITIKË

Reagon Luan Rama: Analizën e qeverisjes duhet ta bëjmë bashkë, retorika e PPSH-së s’e ndihmon Shqipërinë

14:28 - 02.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, në një prononcim për “BalkanWeb” ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama të bëra sot në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste. Sipas Luan Ramën, kryeministri dhe ministrat e tij, analizat e qeverisjes në këto 4 vite, duhet t’i bënin bashkë me LSI-në dhe jo sipas tij, me eufori të njëanshme.

Teksa bëri një vlerësim për situatën aktuale dhe shkarkimin e 4 ministrave nga Rama pak kohë më parë, kreu i grupit parlamentar të LSI pohoi se Bledi Çuçi nuk duhej hequr nga posti i ministrit për Pushtetin Vendor.

“Retorika patetike e PPSH-se se 1989-es nuk na ndihmon për Shqipërinë Europiane. Analizën e qeverisjes duhet ta bëjmë sebashku jo me eufori dhe njëanshmëri. Për LSI-ne ministri me i suksesshme Blendi Çuçi që drejtoi reformën administrative. Bledi Cuci ministri me i suksesshëm, nuk duhej shkarkuar. Ne socialistet që mbajmë mend Libofshën, nuk mund t’ia lëmë kauzën e zgjedhjeve te lira çadrës se Saliut. Zgjedhjet e lira e pluraliste kauza jonë e madhe”.

Luan Rama iu kundërpërgjigj kreut të qeverisë, ndërsa shtoi se kritikat parimore as Ramiz Alia nuk i konsideronte ‘helm për qeverisjen’. “Kritikat parimore as Ramiz Alia nuk i konsideronte helm për qeverisjen. LSI ka reaguar dhe ka ndryshuar ministrat për përmirësimin e qeverisjes. Reflektimi është shenje përgjegjshmëri, mendjemadhësia dhe arroganca çojnë ne keqqeverisje!”, tha për ‘BalkanWeb’, Luan Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.