Media

Stiliano Kananaj: Ja si i bëj të suksesshëm VIP-at në rrjetet sociale

18:00 - 03.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Është vetëm 19-vjeç, por është një nga menaxherët më të suksesshëm të rrjeteve sociale. Stiliano Kananaj është një personazh që njihet pak në publik, por në rrjetet e showbiz dhe të personazheve VIP është një emër shumë i njohur, pasi ai ka dhënë një kontributin të madh në popullaritetin dhe famën e tyre. “I bëj me fansa”, tregon Stiliano thotë se puna e tij fokusohet kryesisht tek Facebook dhe Instagram, apo rrjetet të tjera sociale, të cilat i ngre thuajse nga fillimi.

Nisur që nga Luana Vjollca, Lori Hoxha, Kallashi dhe Einxhel Shkira, janë vetëm disa nga personazhet e famshëm, për faqet e të cilëve është kujdesur Stiliano. “Disa i kam krijuar nga fillimi dhe duhet të them që është punë e madhe. Të gjithë kanë nevojë për fansa që të qëndrojnë në vëmendje. Ashtu siç është për ta fama punë, ashtu janë edhe rrjetet sociale për mua, punë që paguhet”, tregon 19-vjeçari teksa thekson se është tejet i përkushtuar dhe i duhen orë e orë të gjata pune për të arritur suksesin me vetëm një nga faqet e tij. “Jashtë Shqipërisë është kulturë, që njerëzit të punësojnë persona të posaçëm që kujdesen për famën e tyre në rrjetet sociale dhe për profilet që kanë.

Madje ka edhe kompani të tilla. Mendoj se ka ardhur koha që të bëhet edhe këtu. Ka nisur disi, por janë shumë të paktë ata që punësojnë profesionistë të fushës”, shprehet më tej ai. Më tej ai tregon se, “Të gjithë e dimë që një person si Ardit Gjebrea e ka të vështirë edhe të bëj punën e tij edhe të kujdeset për rrjetet sociale. Çështja është që të jetë aktiv, se siç e kemi parë deri tani të shumtë janë ata që i referohen Facebook-ut. Zgjidhja e vetme është që të punësojë dikë që ta bëjë”. Me shpresën se do të vijë shpejt dita që kjo kulturë të krijohet edhe në vendin tonë, Stiliano Kananaj tregon se tashmë iu është përkushtuar faqeve të banorëve të “Big Brother”.

“Ata tani kanë nevojë për popullaritet, për fansa dhe për një faqe ku ata që ndjekin “Big Brother” të kenë mundësi të shprehin mendimet e tyre. Unë kam disa në menaxhim, nisur që nga faqja e Sidritës, e të tjera me radhë. Mendoj se pasi të dalin nga shtëpia do arrijmë në marrëveshje, siç kam bërë edhe më parë me personazhe të njohur në Shqipëri”, përfundon Stiliano.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.