Kronikë

Enkelejda Danaj përcillet sot në banesën e fundit, si 40 vjeçarja u m*sakrua nga ish-bashkëshorti pavarësisht denoncimeve të mëparshme

08:33 - 18.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Enkelejda Danaj, gruaja 40 vjeç e cila u masakrua me thikë nga Eduart Danaj, ish bashkëshorti i saj, do të përcillet ditën e sotme në banesën e fundit në Shqipëri nga fëmijët dhe familjarët e saj.




50 vjeçari, vrau nënën e fëmijëve të tij orët e para të mëngjesit të ditës së enjte, në Menidi të Greqisë, për ta lënë të vdekur mes rrugëve.

Viktima kishte bërë denoncime të mëparshme në autoritetet greke ndaj Eduart Danaj, për dhunë në familje dhe kanosje, por këto nuk arritën të mbronin jetën e saj, dhe pse të divorcuar.

Ajo çka ishte më tronditëse ishte dhe deklarata e vëllait të së ndjerës, I cili përmendi torturat që motra e tij kishte kaluar përgjatë martesës me 50 vjeçarin.

“Ishte i dhunshëm dhe përderisa ka pasur tre denoncime. Ai e kishte kërcënuar disa herë me thikë dhe kur ishte shtatzënë me fëmijën e parë, i kishte futur kokën në zbardhues. Vazhdimisht kërcënonte edhe fëmijët, pinte shumë dhe nuk dinte se çfarë bënte…”, tregon ai për protothema.gr.

Ditën e djeshme ka folur dhe avokatja e Enkelejdës, duke  shprehur se autori I vrasjes e ka planifikuar aktin, e nuk ka qenë veprim I bërë nga alkoolizmi.

“Duket se ai e kishte planifikuar që më parë dhe kishte bërë një plan në mendjen e tij. Ai është i vendosur. Ky njeri eci për 5 km Për çfarë alkooli po flasim? Sipas vëllezërve të saj, ajo ka shkuar disa herë në polici. Ai e përshkroi vajzën e tij si… Ai i tha se ajo ishte bërë si nëna e saj. Kjo grua kishte marrë një kredi për të blerë një shtëpi, si mund të largohet dhe të shkojë në një strukturë?”., tha avokatja

Ngjarja

Sipas autoriteteve greke, Eduart Danaj i ka bërë pritë gruas së tij, e kur e ka parë duke kaluar rrugën i është afruar për ta goditur me thikë më shumë së 10 herë.

Duke e lënë viktimën në mes të rrugës, ai është larguar nga vendngjarja dhe është fshehur në një ndërtesë ku thuhet se kishte punuar, nga ku dhe kishte konsumuar një sasi të madhe alkooli.

“U zgjova në mëngjes dhe shkova aty sepse e dija se ai po kalonte në orën 05:30 të mëngjesit. Kur e pashë, nxora thikën dhe fillova ta godas. Më pas u largova në këmbë dhe shkova në një hotel. U ula aty për pak dhe më pas shkova në kantier dhe piva disa birra derisa më në fund më arrestuan”, tha ai.

Çifti ishte divorcuar marsin e këtij viti, por Enkeleda ka bërë 3 denoncime ndaj 50 vjeçarit.

Denoncimi i parë i saj vjen në 3 prill 2013, për dhunë në familje.

Kallëzmi i dytë është bërë në 18 shtator 2022, kur viktima e ka denoncuar burrin e saj për kërcënim, lëndim fizik dhe abuzim verbal. Pas këtij denoncimi, ai u arrestua dhe u dha urdhër që të ndalohej bashkëjetesa mes çiftit, por raportohet se ajo e kishte lejuar sërish bashkëjetesën.

Ndërkohë denoncimi i fundit është bërë më 7 maj të këtij viti, për dhunë dhunë në familje.  Pas këtij kallëzimi Eduart Danaj është ri-arrestuar.

Viktimës, Enkelejda Danaj, i është ofruar dhe butoni i panikut në celularin e saj nga autoritetet greke, për të marrë ndihmë në çdo rast.

Bëhet me dije se gjithashtu i është dhënë mundësia e transferimit të saj në një objekt pritës por deklaroi se nuk dëshironte.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.