Show-Bizz

U eliminua nga ‘Power Kids’, Kastro dedikim për djalin: Ti je krenaria ime!

13:18 - 03.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Djali i Kastro Zizos, Dankan, është eliminuar dje nga konkurrimi i “Power Kids” tek e “Diela Shqiptare” në Tv Klan. Mirëpo, për babi Kastron, Dankan është fitorja më e madhe. Në një postim në Instagram ka shkruar se ndihet krenar dhe i lumtur që ka një djalë si ai. “Në jetë bir ka humbje dhe fitore, ka disfata dhe zhgënjime, ashtu siç ka dhe gëzime e lumturi të cilat duhet t’i marrim e pranojmë ashtu siç na vinë. Jo çdo gjë është në dorën tonë…Ti sot nuk ke humbur, ti je fitorja ime me e madhe, je krenaria e çdo prindi, je mrekullia që më erdhi në jetë. Krenar për ty bir. Babi te do…

P.s Meqë sot më bëre “horr” që babi jep pare atëherë për inat të “botës” nesër shpërthejmë në blerje të çdo tipi e natyre!”- ka shkruar Zizo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.