Media

“A hyn në zgjedhje pa PD? Ç’bisedoi me Ramën?”, Ilir Meta flet të enjten

16:39 - 05.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas deklaratës që dha në selinë e LSI, Ilir Meta, njeriu kyç i zgjidhjes së krizës politike, ka shpallur “black out”-in informativ. Por kjo nuk do të vazhdojë gjatë. Ai ka premtuar se të enjten, në ora 21.00 në Ora Neës, do të japë një intervistë ekskluzive për emisionin “Arena”. Në 120 minuta, përballë Dritan Hilës, Kryetari i Kuvendit dhe shefi i LSI ka premtuar t’i japë fund gjithë dyzimeve dhe interpretimeve të deritanishme që i janë bërë deklaratave të tij.
Por gjithashtu ka premtuar se për herë të parë do të bëjë me dije qëndrimin ndaj presidentit, kujt i takon ai dhe cili është emri që ai ka.
A do të marrë pjesë në zgjedhje pa PD, a do të kërkojë ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe të kodit; si e mendon koalicionin parazgjedhor apo paszgjedhor; çfarë ka biseduar me Ramën dhe kushtet e tij; a ka frikë nga reforma në drejtësi dhe çfarë mendon rreth saj?
Nuk do të mungojnë përgjigjet as për raportet dhe vlerësimet për pjesëmarrjen në qeverinë Berisha dhe pastaj Rama dhe cilat janë raportet personale me Lulzim Bashën. A do ishte i mundshëm një koalicion paszgjedhor me PD. Gjithçka që nuk keni dëgjuar më parë, të enjten në “Ora News”, në Arena.

Dritare.net


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.