![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Ambasadori amerikan Donald Lu ka intensifikuara takimet ne Tirane qe prej ditës se hënë kur këtu erdhi edhe zyrtari i larte i departamentit Amerikan të Shtetit Aleksandër Arvizu.
Pas takimeve me Ramen, Bashen dhe Meten, Lu dhe Arvizu dje u takuan me Jozefina Topallin, deputeten e PD qe është shprehur me pare kundër bojkotit te zgjedhjeve.
Ndërkohë qe dot ambasadori Lu ka zhvilluar një takim me analistin e njohur dhe kritikun e Rames, Fatos Lubonja.
Takimi mes tyre është zhvilluar ne një nga lokalet e kryeqytetit por pak detaje bëhen te ditura.
Mësohet se kriza politike dhe skenarët e daljes prej saj kane qene tema kryesore e bisedës.
I pyetur nga gazeta Panorama, Lubonja pranoi takimin me ambasadorin Lu, por nuk dha me shume detaje nga biseda duke e cilësuar atë konfidenciale.
Mos u perkul nga presionet e miqve te Edit!