AKTUALITET

“Kush vendos këmbën në dërrasë të kalbur e di mirë çfarë bën”- Rama: Ne votojmë heqjen e imunitetit pa asnjë rezervë, por jo qorrazi!

11:05 - 07.05.24 Paula
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Edi Rama: Kush e vendos këmbën në dërrasë të kalbur e di mirë se çfarë bën, ndaj nuk jam unë dhe PS që e lëshosh kur i dridhet këmba nën tokë. Pastaj kur thonë se Rama i përdor dhe i hedh si limona të shtrydhur se nuk i duhen më e kanë gabim.




I dëgjoj kur thonë se “s’ka mundësi që Rama nuk i do horrllëqet e x apo y”, Helbete mirë që nuk më njohin ose nuk e kanë idenë se çfarë funksioni ka pushteti ekzekutiv, nuk është shfajësim.

Nuk ekziston që një anëtar të shtrëngohet të bëjë kundër bindjes së vet.

Nuk mungon mbështetja ime për të bërë detyrën 360 gradë.

Por s’ka pasur asnjë mëdyshje për t’ia lënë në dorë drejtësisë fatin e çdo çështje të hapur nga SPAK qoftë kur një ish ministër del se meriton vetëm vetminë para ligjit, Ne votojmë heqjen e imunitetit pa asnjë rezervë, jo qorrazi, bazuar mbi leximin e dosjes. Për heqjen e imunitetit nuk kemi vetëm të drejtën por edhe detyrën të bëjmë komente, madje të shprehemi jemi apo s’jemi akoma.

 

Qoftë kur një tjetri i hiqet liria ose ndiqet në gjendje të lirë, ndërkohë që linçohet publikisht i dënuar nga prokuroritë dhe gjykata e penxhereve, maj pallateve edhe në netët televizive, edhe pse me ligj e zakon çdo njeri konsiderohet i pafajshëm deri në fund të procesit, apo në rastet kur një kryebashkiak thirret ë SPAK për të dhënë sqarime në lidhje me një çështje të caktuar.

Edhe në vendet më demokratike politika i komenton rëndom vendimet e prokurorisë e gjykatave, por ky qëndrimi i ynë i heshtur ka arsye të fortë që lidhet me luftën tonë për pavarësimin e drejtësisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.