BOTA

Siri, shkon në 72 numri i të vrarëve nga sulmi i dyshuar si kimik

14:59 - 05.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ka shkuar në 72 vetë, numri i të vrarëve nga sulmi i dyshuar me armatim kimik kundër një qyteti nën kontrollin e kryengritësve në Siri, tha sot Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër. Ata i kanë vëzhguesit në terren në Siri, derisa Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, përgatitet për një seancë urgjente për të diskutuar për këtë çështje.

Më parë ishte raportuar për 58 vetë të vrarë.

Vlerësohet se ndër të vrarët gati gjysma janë fëmijë dhe femra.

Ky observator nuk ishte në gjendje të thotë se çfarë materjeje kimike ishte përdor në sulmin e djeshëm vdekjeprurës në qytetin, Khan Sheikhoun, por personeli lokal mjekësor tha se ishte e mundshme, që është përdorë gazi Sarin.

Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera e kanë fajësuar qeverinë e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, për këto vrasje, ndërsa Rusia, që ka autoritet për të paraqitur veto në Këshillin e Sigurimit, e ka mbrojtur aleatin e saj, Bashar al-Assad.

Ministria e mbrojtjes e Rusisë tha se ky sulm ishte pasoj e rrjedhjes së gazit nga një depo e armatimit të kryengritësve, pasi ishte goditur nga sulmet ajrore të qeverisë së Sirisë. Qëndrim të këtillë kishte edhe qeveria e presidentit Assad.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.