BOTA

Ambasada e SHBA-së jep lajmin e mirë: Planifikoni intervistën për Lotarinë

16:11 - 06.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka bërë sot një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata që janë në pritje të vizës turistike apo dhe të lotarisë amerikane.  Me anë të një postimi në faqen zyrtare në ‘Facebook’ Ambasada njofton të gjithë të interesuarit se duhet të planifikojnë datën e intervistës së tyre, apo dhe atyre që i ka dalë lotaria amerikane.

“Uau! Për ne ka qenë një javë e ngarkuar në Sektorin e Konsullatës. Me afrimin e muajve të verës, me shumë mundësi do të ketë edhe më tepër ngarkesë, ndaj planifikojeni datën e intervistës tuaj turistike sa më shpejt në kohë dhe nëse jeni i përzgjedhur për lotarinë, dërgojini dokumentet sa më parë. Por, sigurisht, ne do ta gjejmë kohën për t’iu përgjigjur pyetjeve tuaja. Dhe mbani mend: në qoftë se ju keni pyetje në lidhje me një rast specifik për vizë, ose keni një pyetje private që do të dëshironit të pyesni, ju gjithmonë mund të na shkruani te: [email protected]. Faleminderit dhe mbetemi në pritje t’u përgjigjemi pyetjeve tuaja sot dhe gjatë javës!”, citohet në njoftimin e Ambasadës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.