BOTA

ISIS kërcënon SHBA: Jeni të fundosur, Trump është një idiot

16:21 - 06.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




“Amerikë, ju jeni fundosur dhe nuk keni shpëtim, ju jeni bërë pre e ushtarëve të kalifatit në çdo pjesë të tokës, ju jeni të falimentuar dhe shenjat e vdekjes suaj janë të dukshme për çdo sy”, ka thënë Abi al-Hassan Al -Muhajer, zëdhënës i grupit terrorist, raporton Reuters.

“Nuk ka provë më të madhe se fakti që ju jeni duke u drejtuar nga një idiot, që nuk e di se çfarë Siria apo Iraku, apo edhe Islami”- shtoi ai më tej. Shteti Islamik (ISIS) ka vendosur në shënjestër presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për të cilin thonë se është një ‘idiot’. Përmes një mesazhi nga zëdhënësi i grupit terrorist thuhet se SHBA-të janë “fundosur”.

Trump ka thënë gjatë fushatës së tij presidenciale se mposhtja e ISIS është prioritet i politikës së tij. Ai gjithashtu nënshkroi një memorandum me anë të së cilit pritet fokusimi në forcimin e përpjekjeve për të mposhtur grupin terrorist.  Forcat e SHBA-së të mbështetura nga aleatët janë duke luftuar për të rimarrë dy qytete të mëdha të kontrolluara nga ISIS, konkretisht Mosulin në Irak dhe Raqqan në Siri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.