Media

Nikoll Lesi: Rama po ikën si kryeministër, por ama po rilind si pronar mediash

12:10 - 06.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




“Nuk thonë kot që nëse nuk shkëlqen në një drejtim, jeta do të jap tjetër fat, në një udhë tjetër”. Kështu e ka nisur shkrimin e tij me nota ironie Nikoll Lesi kushtuar ditëve të fundit të pushtetit kryeministror të Edi Ramës. Nën pseudonimin e tij të preferuar të krijuar nga emrat e fshatrave nga ka origjinën (Spiten&Prulli), Lesi ka shkruar se Rama me finesën e një Komandanti të Legjionit të Nderit të Francës, po ndjen që puna si kryeministër është në orët e fundit ndaj dhe ka krijuar një televizion privat “ERTV”, dy “gazeta”; njërën politike si “Mirëmëngjez” dhe një tjetër kulturore “AMARCORD”.

Shkrimi i plotë i Nikoll Lesit ( Spiten Prulli):

Rama, pronar i televizionit “ERTV” dhe dy gazetave; “Mirëmëngjez” dhe “AMARCORD”

Nuk thonë kot që nëse nuk shkëlqen në një drejtim, jeta do të jap tjetër fat, në një udhë tjetër. Edi Rama njihet si intelektual i orëve të para të demokracisë, analist dhe ku pena e tij mbetet brilante. U bë kryeministër dhe drejtoi disi mirë, kurse ka pak kohë që ndjeu, me finesën e një Komandanti të Legjionit të Nderit të Francës, që edhe puna si kryeministër është në orët e fundit ndaj ka krijuar një televizion privat “ERTV”, dy “gazeta”; njërën politike si “Mirëmëngjez” dhe një tjetër kulturore “AMARCORD”. Natyrisht që përdor teknologjinë e fundit të bërjes televizion apo gazetë, e jo si dikur kur punonte si gazetar te gazeta “AKS” në vitin 1995 me drejtor Teodor Kekon dhe kryeredaktor Andi Bejtjen. Duhet pranuar se televizioni “ERTV” është gjetje e kohës dhe shikohet shumë. Po konkurron Klan dhe Top Channel, sepse Edi Rama ecën me shpejt se koha në këtë drejtim. Fatmirësisht nuk ka nevojë për liçensë nga AMA, sepse mund t’ia bllokonin dy pronarët e dy televizioneve kombëtare, pasi e ka në facebook dhe akoma mbetet pa licensë, si ligj. Pra Edi Rama po shkëlqen në “ERTV”, me një staf të vogël e ku Endri Fuga mbetet administratori i televizionit, një djalë i edukuar, pa hile dhe që për dreq fati, nuk e bëri ministër të kulturës.

Pra televizioni i Edi Ramës, ERTV, ramë dakord se mbetet gjetje, një zgjidhje larg urdisë së pronarëve mediatikë që për të dalë në një emision apo në lajme nga fillimi deri në fund, të vijnë në zyrë për leje ndërtimit apo leje kioskash. Rama ka shpëtuar me ERTV.

Por si një njeri i sprovuar në pushtet, me pushtet, nuk mund të rrijë pa folur edhe me lexuesit e tij. Shpiku “gazetën” private: “Mirëmëngjes”. Çdo mëngjes shqiptarët marrin në “dorë” një mesazh apo minishkrim konciz nga “Mirëmëngjesi”. Mund të jetë spitali i rrënuar, dikur, por i zbukuruar tashmë nga Ilir Beqja; mund të jetë komisariat policie pa derë, dikur, por sot i rrethuar gjelbër nga pemë të hijshme prej Saimir Tahirit; mund të jetë një serë pa plastmas, dikur, por tani me rreze dielli nga Edmond Panariti;  mund të jetë një shkollë pa kompjuter, dikur, por tani me kompjutera të rinj, por pa internet nga Lindita Nikolla; mund të jetë pamje nga Korça e dikurshme franceze e viteve ’30, por tani e ndriçuar nga rrezet e Perëndisë  prej Niko Peleshit; mund të jetë Elbasani i shekullit të II- te ku njihej me emrin “SKAMPA” e më vonë me emrin “SKAMPINI” në varësi administrative të Durrahut, por sot ka shpëtuar se nuk ka deputet Ben Blushin; mund të jetë pamje nga repartet ushtarake të kohës së Saliut, por sot janë topat ngrehur me tytat lart; mund të jetë shtyllë tensioni e pa lyer, por sot është Damian Gjiknuri që i ka lartësuar drejt qiellit; mund të jetë pamje nga Tirana e Lulit, por sot Tirana bërtet: Rroftë Lali Eri.

Kjo është gazeta “Mirëmëngjesi”. Gazetë që po ecën. Bravo!

Ndërsa në darkë Edi Rama ka gazetën “AMARCORD, gazetë e shkëlqyer. Nuk ka nevojë për koment. Urime!

Edi Rama tashmë është pronar mediatik, me dy gazeta e një televizion privat. Pa licensa, por licensën e jep publiku.

Rama mbetet kryeministër, që edhe kur ikën, di të bëjë gjëra të bukura.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.