BOTA

“Si do të shpëtosh nga mallkimet” Erdogan e quan vrasës Assadin

14:14 - 06.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

“O Asad vrasësi si do të shpëtosh nga mallkimet e këtyre? Bota, Kombet e Bashkuara që qëndrojnë të heshtur përballë kësaj, si do ta jepni llogarinë e kësaj?”, deklaroi Erdogan

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, në një fjalim të mbajtur në ceremoninë e inagurimeve masive në ish stadiumin Ataturk në qytetin Bursa të Turqisë, në lidhje me sulmet kimike në Siri tha: “O Asad vrasësi si do të shpëtosh nga mallkimet e këtyre? Bota, Kombet e Bashkuara që qëndrojnë të heshtur përballë kësaj, si do ta jepni llogarinë e kësaj?”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Skema e mirëqenies artificiale e ndërtuar në Evropë po rrënohet”, tha Erdogan.

“Bashkimi Evropian që ka një mesatare të moshës 43 vjeç, ka vështirësi që t’u gjejë punë të rinjve të saj. Tashmë Evropa nuk është më shpresë e punësimit. Ata që na kërcënojnë neve me ekonomi, me viza, me tregti fillimisht të kthehen e të shohin veten e tyre. Nuk janë në situatë të mirë. Kur ta bëjnë këtë do të shikojnë një kontinent që të ardhurat i pakësohen, borxhet i rriten dhe krahas këtyre të gjithave po ngushtohet tregtia, po i bien investimet. Papunësia në rritje dhe një kontinent që po plaket. Pikërisht atëherë do të kuptohet se kush ka nevojë njëri apo tjetri”, tha Erdogan.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.