BOTA

Trump reagon për sulmet kimike, i dha dritën jeshile ndërhyrjes ushtarake

10:23 - 06.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Presidenti Donald Trump ka reaguar ashpër për sulmet kimik duke e cilësuar atë si krim kundër njerëzimit në  Idlib të Sirisë

Gjendja në Siri ka shkuar përtej të gjitha imagjinatave ku tashmë kanë filluar të përdoren dhe armët kimike.

Presidenti Donald Trump tha ditën e djeshme se është tani përgjegjësi e tij që të zgjidhë krizën humanitare dhe politike në Siri teksa i dha dritën jeshile ndërhyrjes ushtarake atje.

Trump në një konferencë për shtyp nga Rose Garden tha se sulmi me armë kimike është “i tmerrshëm përballë njerëzve  të pafajshëm”.

“Qëndrimi im mbi Sirinë dhe Assad-in ka ndryshuar shumë,” tha Trump duke sugjeruar se do të rikonsideroje marrëdhëniet diplomatike të SHBA-së me Sirinë, dhe se do të fokusohet në rrëzimin e Bashar al-Assad nga pushteti.

“Sulmi i tmerrshëm me gaz ka vrarë fëmijë të vegjël dhe foshnje të bukura, dhe kjo tashmë e ka kaluar kufirin,” tha Trump.

“Kur vret fëmijë të pafajshëm, foshnje të pafajshme me gaz kimik, kjo do të thotë se janë kaluar të gjitha caqet, përtej vijës së kuqe,” tha Presidenti amerikan duke iu referuar kërcënimit të Obamës ndaj Assad në vitin 2012.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.