BOTA

Video/ Nis seanca gjyqësore ndaj Ramush Haradinajt

14:40 - 06.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ka filluar seanca gjyqësore ndaj liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt në Francë.

Kreu i AAK-së po përballet për të tretën herë me gjykatën franceze, ndwrsa vendimi për të nuk është e sigurt nëse do të merret edhe sot.

Haradinaj po gjykohet në Francë që nga 4 janari. Ai është arrestuar në bazë të një fletarresti serb nën akuzat për krime lufte.

Çfarë tha dje Haradinaj?

Një ditë më parë, Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në një bisedë telefonike për gazetën Express, ka folur për procesin gjyqësor ndaj tij në Colmar të Francës.

Lideri i AAK-së thotë se as nesër (sot) kjo gjykatë mund të mos marrë vendim për lirimin e tij. Por, ai porositi mbështetësit që të jenë të qetë, meqenëse e drejta është plotësisht në anën e tij.

“Në seancën e nesërme (sot) janë mocionet nëse mund t’i quaj kështu përfundimtare, prokuroria edhe njëherë paraqet argumentet e veta pse janë plotësuar kushtet për ekstradim në Serbi, ndërsa mbrojtja në këtë rast ne, do të dorëzojmë mocionin tonë pse kjo kërkesë për ekstradim është e pabazë dhe është politike. Nuk ka bazë ligjore se është përsëritje e akuzave që kanë ekzistuar para Tribunalit të Hagës. Pra nesër kemi ballafaqimin. Ekziston mundësia teorike për vendim edhe nesër (sot), por pritet që vendimi të merret në ditët në vijim”, – tha ai.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.