Media

“Wall Street” paralajmëron: Rrezik për Shqipërinë nëse zgjedhjet i fiton opozita

18:30 - 06.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Gjigandja e vlerësimeve finaciare të “Wall Street”, BMI Research e konsideruar në 2013-ën nga Sali Berisha si kompania më serioze në botë, publikoi ditën e sotme një vlerësim të ri për Shqipërinë.

BMI Researche, një kompani e grupit të njohur ndërkombëtar të renditjes, “Fitch rating” shkruan se test për Shqipërinë mbeten zgjedhjet e 18 qeshorit, të cilat me shumë gjasa pritet t’i fitojë koalicioni i majtë dhe se kjo sipas saj do t’i siguronte vendit stabilitet politik, shkruan BalkanWeb.

“Shqipëria ka bërë progres në adresimin e sfidave politike gjatë dy viteve të fundit, por testi i vërtetë për të do të jenë zgjedhjet më 18 qershor. Ne besojmë se koalicioni socialist që ka pushtetin do ta mbajë atë dhe pritet t’i japë vendit stabilitet politik”, shkruan BMI Researche.

Në të kundërt, BMI Research shkruan se nëse zgjedhjet do të fitoheshin nga opozita kjo do të ishte rrezik potencial për vendin.

“Rreziku i një regresioni ekonomik sot ështe më i madh nëse do të vinte opozita në pushtet”,- shkruan ndër të tjera BMI Research.

Në korrik 2013, i vendosur përpara akuzave të socialistëve për keqpërdorim të fondeve shtetërore, kryeministri në largim, Sali Berisha mbrohej me emrin e kompanisë që sot e sulmon. Atëherë, Berisha përdorte argumentin se “auditin më të shkëlqyer ndonjëherë të financave shqiptare e ka bërë – “Fitch” në Londër”, për të shfajësuar veten nga akuzat.

Raporti

Shqipëria ka bërë progres në adresimin e sfidave politike gjatë dy viteve të fundit, por testi i vërtetë për të do të jenë zgjedhjet më 18 qershor. Ne besojmë se koalicioni socialist që ka pushtetin do ta mbajë atë, dhe pritet t’i sigurojë vendit stabilitetin politik.

Ekonomia shqiptare nuk do ketë ndikime nga Brexit, por sugjerohet se do të ketë ngritje ashtu si gjithë ekonomia globale në 2017. Kujtojmë se sektori i saj i jashtëm është më i ekspozuar ndaj dy prej ekonomive më të dobëta të Evropës. Kërkesa e brendshme do të mbetet e fuqishme, megjithatë, sektori i ndërtimit do ta mbajnë në veçanti ekonominë shqiptare ndër më të shpejtat në rritje në rajon në vitin 2017 dhe 2018.

Rreziqet

Ndërsa kriteret e pranimit në BE do të mbeten një spirancë rëndësishme politike pavarësisht se kush fiton zgjedhjet qershorit, rreziqet e regresionit janë ndoshta më të mëdha, nëse opozita fiton pushtetin. Goditja e ekonomisë greke dhe italiane në vitin 2017, do bëjë që të goditet edhe leku, që është monedha vendase, ndërsa parashikojmë ulje të remitancave. Kjo do të çojë në rritjen e inflacionit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.