Kronikë

Krim i rëndë në familje, burri godet me thikë në qafë dhe trup bashkëshorten. Arrestohet 52-vjeçari

07:58 - 23.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë, ku një 52-vjeçar ka goditur me thikë në trup e në qaftë bashkëshorten e tij.




“Më datë 23.05.2024, rreth orës 02:15, në rrugën “Xhanfize Keko”, shtetasi J. Sh., 52 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës në trup dhe në qafë, bashkëshorten e tij, shtetasen E. Sh., 46 vjeçe”, njoftojnë blutë.

Sipas informacioneve të para nga policia, mësohet se 46-vjeçarja është dërguar në spital për ndihmë mjekësorë, ndërsa autori i plagosjes është vënë në pranga për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë.

Njoftimi i policisë

Më datë 23.05.2024, rreth orës 02:15, në rrugën “Xhanfize Keko”, shtetasi J. Sh., 52 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës në trup dhe në qafë, bashkëshorten e tij, shtetasen E. Sh., 46 vjeçe.

46-vjeçarja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i dyshuar u arrestua në flagrancë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.