![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Me të përfunduar takimi i djeshëm, ku kryeministri Edi Rama thirri me urgjencë ministrat e Partisë Socialiste, këta të fundit dolën kokëulur dhe pa fjalë, duke lënë një nga një selinë e kryeministrisë. Një gjë e tillë, sigurisht nuk i shpëtoi ish-kryeministrit, Sali Berisha, i cili në një status në rrjetin social “Facebook” ka pohuar se: “Qeveria po kalon në klandestinitet”. Sipas tij, ishin mjerane skenat e filmuara në distancë të tyre tek largoheshin nga kryeministria. Berisha ka theksuar se ata ngjasonin me klandestinë, ku badiguardët i zhysnin në makinë sikur të ishin trafikantë.
Ja statusi i plotë i Berishës
“Qeveria po kalon ne klandestinitet!
Te dashur miq, sot ministrat, që si rregull dalin në punë nga ora 13:30, përveç rasteve kur mbajnë fjalime, ishin njoftuar nga Fuga se në orën 7:30 të mëngjesit duhet të ishin në kryeministri dhe të mos njoftonin asnjëri. Mediat, të cilat e morën vesh u mbajtën në distancë 200 m larg kryeministrisë dhe filmonin siluetat e ministrave që futeshin me vrap dhe të kërrusur në ndërtesë. Por mjerane ishin skenat e filmuara në distancë të tyre tek largoheshin nga kryeministria. Po t’i vije re me kujdes ngjasonin me klandestinë që vraponin kokëulur drejt makinës, ku i prisnin badiguardët qe ju hapnin shpejt e shpejt derën dhe i zhysnin në makinë sikur të ishin trafikantë që po transportonin klandestinë. Kjo ishte prova e parë! Si klandestine do ikin! sb