![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka mbledhur urgjentisht drejtuesit e policisë në lidhje me vrasjen e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Artan Cuku.
Mbledhja urgjente po zhvillohet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe marrin pjesë Drejtuesi i Përgjithshëm i Policisë Haki Çako, dy prokurorë të Krimeve të Rënda dhe drejtuesit e policisë së kryeqytetit.
Deri më tani janë marrë pamje filmike që tregojnë se si ishte veshur vrasësi i ish-policit, por edhe dëshmitë e para.
Gruaja e viktimës dhe administratori i pallatit kanë deklaruar se e panë vrasësin.
Shfaq Komentet (0)