BLUETOOTH

Gënjeshtrat në “Big Brother”, Ademi dhe Ejona rrëfehen: Ja e vërteta e borxheve tona

12:59 - 15.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ejona: Dysheku ishte batutë, për fat borxhi u la
Ejona të erdhi keq që përvoja jote në “Big Brother” mbaroi kaq shpejt?
Të them të drejtën, nuk e prisja kaq shpejt eliminimin, veçanërisht sepse e konsideroja veten si një çift i fortë. Ishim çift real aty brenda, ndaj nuk e prisja. Megjithatë, kur dola u ndjeva edhe e lumtur, sepse kam marrë shumë komplimente nga të gjithë. Ka pasur edhe komente negative, por ma kanë ngrohur zemrën ato pozitivet.
Ku mendon se gabuat që publiku votoi që të dilni?
Është mendimi i publikut dhe unë e respektoj. Mendoj se na ka penalizuar fakti se ne ishim i vetmi çift që nuk përdorëm strategji dhe ndoshta sinqeriteti që treguam. Është edhe diçka tjetër, që nuk u përfshimë në debate, sepse e konsideronim si një familje të madhe. Ne jemi të qetë dhe nuk na pëlqejnë debatet dhe mendoj se një debat i tillë patjetër do ‘show’.
Ishin të zhgënjyer prindërit tuaj që i gënjyet kur hytë në “Big Brother”?
Fjala e parë që ka thënë mami kur e pyeta se si do ndjehej babi po të ishte gjallë, më tha se ai do ndjehej më shumë se krenar për mua. Ndërsa prindërit e Adit na kanë pritur me super dashuri, madje kishin porositur edhe tortë. Jemi ndjerë vërtetë shumë të lumtur.
Ejona, keni gënjyer për vështirësitë tuaja ekonomike?
Unë nuk kam gënjyer për asgjë që kam thënë dhe ndjehem më se e qetë. Pjesa e dyshekut ka qenë batutë, ku kam thënë: “uau do fle në një dyshek të vërtetë”, pasi si shumica e çifteve që e nisin nga zeroja edhe ne jemi aktualisht në një shtëpi me qira dhe nuk jemi stabilizuar akoma. Kur kam thënë që ne kemi diçka, kam dashur të them që ne falë Zotit jemi me këmbë e me dorë, jemi në gjendje pune që të lajmë borxhet që kemi. Për fat të mirë borxhi u la dhe jemi më se të qetë.
Ejona, je gjykuar shumë edhe për shitjen e byzylykut të mamasë tënde…
Po, më kanë gjykuar, por siç e kam thënë, edhe nëna ime për të realizuar ëndrrat dhe dëshirat e mia do bënte të njëjtën gjë. Ishte vendim i të dyve dhe ndjehemi në rregull.
Në “Big Brother” keni lënë përshtypjen e një çifti që hasni vështirësi për të përballuar jetën. Është e vështirë për ty? Do kishe bërë një zgjedhje tjetër?
Larg qoftë pa Ademin! Në fakt, ne e kemi nisur jetën shumë të vegjël, unë isha 17 vjeçe dhe Adi 19. Duke qenë të vegjël, është normale të kemi vështirësi. Por Adi ka qenë zgjedhja më e bukur që unë kam bërë në jetë dhe më e mira. Ndjehem shumë e lumtur dhe Adi, dhe familja ime janë pasuria më e madhe për mua.
Për çfarë e ke gënjyer publikun?
Për asgjë dhe kjo ka qenë e vetmja gjë që na penalizoi, që i kam shprehur të gjitha.
Çfarë pret tani, çfarë shpreson që do të ndryshojë pas “Big Brother”?
Shpresoj që tani të kemi një punë sa më të mirë, pse jo, ndoshta mund të realizohet edhe ëndrra ime që të jem pjesë e ekranit.
Një fëmijë të dytë?
Po, kemi shumë dëshirë. Madje, nëse do të jetë vajzë, duam që t’i vendosim emrin e nënës sime, Mimoza.
Hera e parë që në shtëpinë e “Big Brother” martohej një çift. Si u ndjeve?
Në fakt, kjo ishte dasma zyrtare, sepse unë një dasmë e kam bërë, ku jam veshur me vello. Ishte shumë, shumë e bukur, ndjehem e plotësuar tani.

Ademi: Do bënim çdo gjë për të realizuar këtë ëndërr
Adem, u mërzitët që u larguat kaq shpejt nga loja?
Ajo lojë është, aq ishte loja. Normal që u mërzitëm pak, por kaloi.
E prisnit eliminimin?
Që do dilnim kaq shpejt nuk e prisnim, por kur u bë dasma e kuptuam dhe na u mbush mendja që do të largoheshim.
Ju ishit në shtëpinë e çifteve dhe patë Damianon të dilte nga shtëpia dhe të hynte sërish. Çfarë menduat në lidhje me këtë?
Të jem i sinqertë, nuk di çfarë të them, sepse mua mu duk e pabesueshme. Ne të gjithë e dinim që Damiano kishte dalë. Nuk di çfarë të them, nuk e kuptoj dot.
E shihni si lojë të padrejtë?
Me çfarë kam lexuar në rrjetet sociale, thuhet se për Damianon është bërë një lloj televotimi. Nuk e di, nuk di ç’të them, e drejtë duhet të jetë.
Deklarata e Ejonës në “Fun Club”, ku thoshte se keni para la vend për dyshime se e gjithë historia juaj ishte gënjeshtër. Si është e vërteta?
E vërteta është që janë marrë disa para hua, nuk kanë qenë lekë të falura, ishin hua. Fatmirësisht janë larë tri ditë më parë. Ne nuk kemi gënjyer për asgjë, as për unazat. Shitja e unazave ishte dëshira jonë, vendimi ynë. Çdokush ka një ëndërr dhe fatmirësisht ëndrra jonë u bë realitet. Kushdo kur vjen momenti i një ëndrre që mund të bëhet realitet do bëjë çdo gjë për ta realizuar.
Si reagoi familja jote pas daljes nga “Big Brother”?
Nuk më thanë asgjë, iu ishte bërë shumë qejfi që më kishin parë që isha futur aty brenda. Ishin shumë krenarë për mua, që isha në “Big Brother” vërtetë ai që jam edhe jashtë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.