Tech

Rrëfehet Kokëdhima: I kërkova takim Ramës, por e anulloi pas intervistës sime

20:53 - 18.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Në emisionin Komiteti, drejtuar nga Berat Buzhala, ish- deputeti i Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima, ka folur për lëvizjen “Zgjidhja” , numrin e të anëtarësuarve në të, dhe lidhjen që ka kjo strukturë politike me PS-në.

Lëvizja “Zgjidhja” me lider Kokëdhimën, numëron me mijëra anëtarë të saj. Sipas Kokëdhimës, tashmë lind nevoja që kjo lëvizje të gjejë përfaqësim në Kuvendin e Shqipërisë. Por si e sheh ai zgjidhjen? Kokëdhima thotë se do t’i propozojë Edi Ramës që në listat e Partisë Socialiste të jenë kandidatë për deputetët edhe përfaqësues të propozuar nga lëvizja “Zgjidhja”.

Kokëdhima rrëfen se ka kërkuar edhe një takim me kryeministrin Edi Rama për të trajtuar këtë çështje, dhe situata të tjera të aktualitetit politik në vend. Por ai shton më tej se ky takim u anulua si mundësi pas një interviste televizive që ai dha në një televizion lokal në Shqipëri, për shkak se siç ai ngre dyshime, Ramës nuk i kanë lënë “shije të mirë” deklaratat e bëra prej tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.