Kryesore

Shqipëria bashkohet me Serbinë, FSHF zyrtarizon kërkesën për të organizuar finalet e Europianit 2027 për U21

12:31 - 09.05.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur se ka dorëzuar kandidaturën e saj pwr të qenë vendi pritës për Europianin e U21 në viti 2027.




FSHF bëri të ditur nëpërmjet njoftimit me mediat se kjo do të bëhej e mundur vetëm nëpërmjet bashkëpunimit me Serbinë, me të cilën të organizonte paralelisht aktivitetin.

NJOFTIMI I FSHF

Pas organizimit të suksesshëm të finales së parë të UEFA Conference League në Tiranë në vitin 2022, dhe fitimit të së drejtës për të organizuar finalet e Kampionatit Europian 2025 për grupmoshën U-17, FSHF kërkon të organizojë një tjetër event madhor të futbollit europian.

Shqipëria është një nga kandidatet kryesore për të organizuar ndeshjet finale të Kampionatit Europian 2027 për ekipet kombëtare U-21. FSHF i ka dërguar kërkesën UEFA-s, që Shqipëria të jetë një nga vendet pritëse të finaleve të këtij kompeticioni.

Duke qenë se nuk plotësohen kushtet sa i përket numrit të stadiumeve që kërkohen në mënyrë që vendi ynë të presë të gjitha ndeshjet finale të Kampionatit Europian U-21, FSHF do të bashkëpunojë me Federatën Serbe të Futbollit për të pritur së bashku fazën finale të EURO 2027 për grupmoshën U-21.

Ky është pa asnjë dyshim një projekt shumë ambicioz, që do ta vendoste Shqipërinë në qendër të vëmendjes futbollistike të gjithë kontinentit.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.