![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Policia italiane ka vënë në pranga një çift shqiptarësh, pasi në banesën e tyre gjatë kontrollit të ushtruar ka gjetur një sasi të madhe droge.
Siç shkruajnë media italiane, shqiptarëve u janë sekuestruar edhe 3 makina që përdoreshin për shpërndarjen e drogës.
Gjatë aksionit, policia ka bërë të ditur se ka sekuestruar 122 kilogramë kanabis sativa, 4 kilogramë kokainë dhe sasi të vogla droga të tjera, që ishin të destinuara për t’u shitur në Milano.
Në total një sasi prej 130 kilogramësh drogë të sekuestruara në shtëpinë e çiftit shqiptar në lagjen “Niguarda” në Milano.
Gjatë kontrolleve, policia kishte gjetur edhe një pistoletë të vjedhur me 46 plumba, si dhe 10 mijë euro kesh.
Shfaq Komentet (0)