Kryesore

1 i vdekur, 3 të plagosur në Vlorë/ Përplasja me armë nisi për muzikën në lokal

00:51 - 21.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Lokali i natës ku ndodhi përplasja me armë në Vlorë është shkatërruar plotësisht për shkak të breshërive të armëve mes personave që u përfshinë në sherr. Viktima mësohet se është një 33 vjeçar, sipas policisë, i identifikuar si Ergys Gjioveshaj. Tre të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës, për shkak të plagëve nga plumbat. Tre persona janë shoqëruar në polici dhe po merren në pyetje për shkaqet e sherrit raporton gazetari i News24, Enrik Mehmeti. Dyshohet se shkak i sherrit është bërë muzika në lokal.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rreth orës 23:20, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, në ambientet e një lokali pas një konflikti të çastit, një person ende i paidentifikuar nga ana jonë ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të palës tjetër.

Për pasojë ka mbetur i vdekur shtetasi Ergys Gjioveshaj, 33 vjeç banues ne Vlorë.

Si dhe janë plagosur 3 shtetas të tjerë të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Vlorë për ndihmë mjekësore:
1. F.H., 28 vjeç.
2. A.L., 26 vjeçe.
3. A.Ll., 32 vjeç.
Të tre të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave.

Deri në këto momente janë shoqëruar 3 persona me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Jane ngritur pika kontrolli, si dhe forca të shumta policore po krehin zonën përreth vendngjarjes për kapjen e autorit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.