Napoli kaloi i pari në avantazh në minutën e 52-të me anë të Mertensit, ndërkohë që Berardi barazoi shifrat në minutën e 59. Në minutën e 80, Maxiteli përmbysi shifrat në favor të vendasve, por sulmuesi polak Milik ktheu sërish barazinë në shifra në minutën e 85-të, vetëm 4 minuta pasi u fut në fushë.
Pas këtij takimi, Napoli mban vendin e tretë në renditje me 71 pikë, 1 pikë pas Romës së vendit të dytë, por kjo e fundit nuk e ka zhvilluar ende ndeshjen e saj përkatëse të kësaj jave.
http://www.dailymotion.com/video/x5jfiyf_sa-2-2-na_sport
Një nga arsyet që mund të ketë ndikuar në performancën e Napolit sot ka qënë edhe vapa prej temperaturave të larta. Diçka të tillë e pranoi mbrojtësi shqiptar Hysaj për mikrofonin e “Premium Sport” në përfundim të pjesës së parë teksa tha: “E dinim se çfarë skuadre është Sasuolo, por jemi duke u munduar të dalim në lojën tonë. Vapa? Edhe ajo po ndikon në lojën tonë.” /PanoramaSport/