Kryesore

Doris Pack: Qeveria shqiptare e lidhur me krimin, diplomatët e huaj heshtin

09:56 - 25.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Protesta e Partisë Demokratike për Votën e Lirë u bë pjesë e diskutimeve në takimin e Bordit Drejtues të Forumit të Grave të Partive Popullore Europiane, që u mbajt këto dy ditë në Bruksel nën kujdesin e Presidentes, Doris Pack.

Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, Albana Vokshi raportoi rreth zhvillimeve më të fundit politike në Shqipëri dhe shprehu vendosmërinë e Partisë Demorkatike për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, standard themelore të çdo shoqërie europiane.

Deputetja demokrate i informoi koleget e saj të Partive Popullore Europiane për fushatën e keqinformimit të partnerëve të huaj nga qeveria Rama përmes propagandës dhe lobimeve të financuara me para të pista. Ajo denoncoi kriminalizimin e Parlamentit dhe të qeverisjes, kanabizimin e Shqipërisë dhe përgatitjet për blerjen e zgjedhjeve me paratë e drogës.

Vokshi shprehu mirënjohje dhe falënderoi Presidenten e Forumit te Grave të Partisë Popullore Europiane (EPP Women) Znj.Doris Pack për mbështetjen e protestës popullore për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Presidentja e Forumit te Grave te PPE (EPP Women), Doris Pack shprehu shqetësim për qeverisjen e lidhur me krimin në Shqipëri dhe qortoi heshtjen e diplomatëve të huaj. Ajo kritikoi qëndrimin e Ministrit të Jashtëm të Gjermanisë gjatë vizitës së tij në Tiranë.

“Ajo çfarë po ndodh në Shqipëri aktualisht është një çmenduri. Vendi i mbushur i gjithi me drogë, një rrezik jo vetëm për kthimin e Shqipërisë në vend kryesor për prodhim dhe eksport droge, por për mjedisin ku rriten fëmijët shqiptarë”, – u shpreh zonja Doris Pack.

Duke vijuar më tej, Pack shton: “Në Parlament dhe administratë mbahen me dhjetëra persona me rekorde kriminale se kanë paguar për pushtetin e Ramës, ndërkohë profesionistët hiqen nga puna për bindje politike” — deklaroi Pack.

Ajo përgëzoi lidershipin e PD-së për manifestimet paqësore dhe shprehu bindjen se në kushtet aktuale ku ndodhet Shqipëria, krijimi i Qeverisë Teknike që do të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, mbetet zgjidhja e vetme.

Znj. Pack përshëndeti kërkesën për zgjidhjen e situatës me ndihmën e Partisë Popullore Europiane dhe shprehu besimin e plotë se Zv Presidenti i Parlamentit Europian, McAllister, si ndërmjetësi i duhur për zgjidhjen e krizës në Shqipëri.‎

Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë është anëtare e Forumit të Grave të Partive Popullore Europiane.‎


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.