Kryesore

Rrëfehet Koço Kokëdhima: Meta President, marrëveshje e PS-LSI para katër vitesh

21:59 - 28.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Edhe ish-deputeti i Partisë Socialiste ka reaguar pas zgjedhjes së Ilir Metës President. Si një person i afërt dikur me kryeminsitrin Rama, Kokëdhima ka thënë se marrëveshja e presidentit ishte parashikuar para katër viteve.

Duke e uruar Metën për detyrën e tij të re, udhëheqësi i lëvizjes “Zgjidhja”, ka thënë se nëse shqiptarët përçahen në zgjedhje, Presidenti i ri do të ketë një presidencë të vështirë.

Statusi i Koço Kokëdhimës

Urim për Presidentin Meta!

Sot Ilir Meta u zgjodh President i vendit.

Kjo ishte parashikuar në marrëveshjen PS-LSI të katër viteve më parë. Unë i uroj suksese zotit Meta në këtë detyrë të lartë dhe në sfidën e tij për të qenë një figurë dhe simbol i bashkimit kombëtar.

Ilir Meta dhe LSI janë aq të lidhura me njëra-tjetrën. Opinioni publik pret të mësojë se çfarë roli do të luajë zoti Meta dhe LSI tani për tejkalimin e krizës politike. A do mundet Presidenti i ri të ndihmojë që populli ynë të shkojë i bashkuar në zgjedhjet e sivjetshme?

Nëse shqiptarët do të përçahen në zgjedhje, Meta do të ketë një presidencë të vështirë. Unë uroj që zgjedhja e tij t’i shërbejë ç’tensionimit të situatës dhe bashkimit të popullit në zgjedhjet e përgjithshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.