BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Zhani Ciko dhe kulmi i durimit… Sa e ka lëshuar veten Mimi Kodheli…

16:00 - 03.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim:  PAPARAC/ Zhani Ciko  dhe kulmi i durimit… Sa e ka lëshuar veten Mimi Kodheli…





Zhani Ciko  dhe kulmi i durimit…
Thonë që kulmi i durimit është të qërosh një kilogram oriz me doreza boksi, por drejtori i Teatrit të Operës dhe Baletit, Zhani Ciko e hodhi poshtë këtë shprehje duke e zëvendësuar me të tijën; Të rrish një orë në tavolinë pa folur me ambasadoren franceze, duke dëgjuar budallallëqet që thonë të tjerët. E në fakt nga fotografia durim duhet edhe për të përballuar këtë situatë.


Godo “i vjetër” rinohet nga ilaçet e reja  
Eshtë një konstatim që për të gjithë ata që e vënë re, rezulton i saktë. Që kur vajza e Sabri Godos, Anila, është emëruar Ministre e Shëndetësisë, presidenti honorifik i PR, ka ndryshuar çehre. Sekreti? Mjaft më ilaçeve qipriote dhe indiane… që pi 90 për qind e popullsisë, tani ai përdor vetëm ato që vijnë nga evropa. Tashmë në prag të 80 vjetorit të tij, gjendja shëndetësore e Godos ka përmirësime e kjo falë mjekimeve të mira që ai përdor.


Andrea shkurton mjekrën, del në pah
Më në fund Andrea Stefani vendos të ndryshojë llok, duke shkurtuar atë mjekër të stilit marksist, e cila thuajse e mbulonte krejtësisht. Tani ai duket më i ri dhe më i pashëm e pikërisht këtë po ja thotë Petro Koçi, kryetari PSV 91, që është mbajtur në politikë si njohës i mirë i së bukurës. E pasi i ka bërë komplimentin, Petro nuk ka ngurruar t’i rrëfejë problemet e tij partiake në zgjedhjet e qershorit.


Sa e ka lëshuar veten Mimi Kodheli…
Zëdhënësja e Partisë Mimi Kodheli jo vetëm që nuk duket e qetë shpirtërisht por ja ka varur vetes edhe në pamjen e jashtme. Dikur në postin e nënkryetares së Bashkisë ajo shkëlqente, vishej, krihej, lyhej, ndërsa tani me flokë të futur pas veshit, me tualet të lëshuar dhe xhup sportiv, në fytyrë reflekton vetëm nerva e mërziti. Normal politika s’bëhet lehtë, ka shumë bërryla, shumë hedhje të dorës në qafë… dhe sindromat e para të Mimit në “plakjen” politike kanë nisur të shfaqen.

Ky shkrim u botua më 7 Mars 2009


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.