Tech

Kush fiton në fund?/ Politika flet për shahun, por mungon lëvizja finale

14:27 - 05.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Shah, damë, poker, blof. Kur i lexon mendja të shkon te loja e sportit, por jo nuk është kështu. Janë fjalë të përdorur aq shumë së fundmi nga politikanët shqiptarë, të cilët duan medoemos të kapin “Mat” njëri tjetrin, por s’po gjejnë se si.

E ndërsa po diskutohet aq shumë për negociatat e dështuara, të gjithë po e lidhin me shahun. I pari ishte kryeministri Edi Rama, i cili në një konferencë për shtyp ditën e djeshme pohoi se politika është shah. “Nëse luan damë dhe përdor metodën e pokerit duke luajtur bllof, duhet të marrësh përsipër edhe pasojat e bllofit. Me bllofin mund të fitosh shumë, por edhe mund të humbësh gjithçka. Për mua, politika është shah dhe shahu ka një strategji të tërë dhe lëvizje pas lëvizje fillon plani të shpaloset dhe kur plani zbulohet, kundërshtari është mat”, tha Rama.

Duket se edhe Bashës i “pëlqen” shahu, por siç tha kreu i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi i cili është në të njëjtën linjë me Ramën: “Duhet menduar si një shahist dhe kështu gjendet gjithnjë një zgjidhje”.

Nga ana tjetër, edhe deputeti i LSI-së, Flamur Çelaj, u “infektua” nga loja e shahut, aq sa nuk nguroi të postonte një foto pak para fillimit të seancës së djeshme parlamentare duke luajtur me vajzën e tij.

Tashmë në të gjithë këtë situatë, e vetmja gjë që të bën të mendosh është; po flasin për shahun, por cila është lëvizja “sekrete” fituese…

 GSH.al

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.