SPORT

VIDEO/ Nis kampionati Botëror i Fluturimeve të Lira, ja “surpriza” gjatë ekzekutimit të himnit shqiptar

22:14 - 05.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Të gjithë sytë nga qielli. Sot në Vlorë ka nisur Kampionati i 9-të Botëror i Fluturimeve të Lira, ku 150  pilotë 28 vende të ndryshme të botës janë protagonistë në këtë event. Ky aktivitet i jashtëzakonshëm do të krijojë një dimension tjetër për turizmin. “Shëtitorja” do të jetë pista e këtij kompeticioni, çka do të krijojë edhe një raport tjetër me investimet e kryera përgjatë bregdetit.

Drejtori i Aeronautikës, Alket Islami, i cili është edhe një nga organizatorët e këtij eventi në një status në rrjetin social “Facebook” ka bërë të ditur se Shqipëria është epiqendra e Botës këto dy javë. “Një industri e tërë, një makinë e madhe prodhuese është shpërngulur në Vlorë dhe sot janë gati të sjellin emocionin tek ju! My World Albania!- shkruan Alket Islami.

Në ceremoninë e Hapjes së kampionatit të 9 Botëror të Fluturimeve të Lira, bashkë me ekipin Kombëtar në momentin e ekzekutimit të himnit ka qenë dhe një e “ftuar speciale”, ardhur enkas nga Anglia. Ajo nuk sheh dritën, por mund të përqafoj qiellin… Mund të mos shikojë, por ëndrrat e saj janë aq të ndjeshme sa edhe të tjerëve. Fjala është për Nansi Hidrej, vajzën shqiptare, e cila është me aftësi të kufizuara dhe është përzgjedhur nga drejtori i Aeronautikës, Alket Islami për të qenë pjesë në ceremoninë e hapjes së kampionatit të 9 Botëror të Fluturimeve të Lira në Vlorë.

Zoti nuk i ka dhuruar dritën e syve, por ajo së bashku me ekipin kombëtar janë pritur mes ovacioneve të shumta, duke emocionuar të gjithë të pranishmit gjatë ekzekutimit të himnit shqiptar. GSH.al sjell për ju momentin ekzekutimit të himnit tonë Kombëtar.

Ndoshta asnjëri nuk do ta mendonte se ngjyrat e bukura që do të mbushin qiellin blu të Vlorës, 17-vjeçarja Nansi Hidrej nuk do mund t’i shijojë. Por ama ajo ndihet me fat që është pjesë e kësaj feste, e këtij eventi të organizuar në Vlorë, për të sjellë tek ju atë pjesë që asaj i mungon me së shumti, si një sprovë e madhe e jetës.

Për të mbështetur Alket Islamin për këtë kampionat të 9 Botëror të Fluturimeve të Lira ndodhet dhe aktorja shqiptare me famë Botërore, Eliza Dushku, së bashku me vëllain e saj Nate, janë imazhi i edicionit të 9 të Kampionatit Ndërkombëtar të Parashutizmit, që ka nisur në Vlorë

“Erdhëm të mbështesim mikun tonë Alket Islami. Ai na ka ndihmuar mjaft me dokumentarin ‘Dear Albania’ dhe kështu na njohu edhe me Paragliding. U bëmë miq dhe jemi shumë të interesuar në këtë lloj sporti dhe komunitetin e tij. Kështu që erdhëm të mësojmë më shumë rreth kësaj”, – ka thënë Eliza.

GSH.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.