Speciale

Majlinda Bregu në Gjirokastër me Ramën, u përgjigjet reagimeve: Kujt nuk i pëlqen…

22:44 - 06.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Deputetja e PD-së, Majlinda Bregu ishte sot në një aktivitet të zhvilluar për ditën e Europës në Gjirokastër. Prania e Bregut në këtë aktivitet ku ishte pjesë edhe kryeministri Edi Rama u komentua shumë në media si një braktisje që i ka bërë ajo PD-së.

Ndërsa përmes një statusi në profilin e saj në ‘Facebook’, Bregu shkruan se ajo do të jetë në çdo aktivitet ku bëhet fjalë për Europën.

“Eshte i treti vit qe Dita e Europes udheton ne kryeqendrat e kultures shqiptare.  Sot ishte ne Kalane e Gjirokastres. Me nje performance te shkelqyer te Robert Bisha & Fanfara Tirana.  Nuk di ku do te jete vitin tjeter, por do te jem perseri kudo ku te kujtohet dita e Bashkimit te Europes!

Te asaj Europe qe u be fati im politik!

Kujtdo nuk i pelqen, le te marrë fryme e te mendoje mire cila eshte e ardhmja qe Shqiperia meriton!

Do ta ndjek Europen kudo te jete neper Shqiperi!”, shkruan Bregu.

Kur Edi Rama mban fjalime, regjia e ERTV fokuson herë pas herë imazhet e deputetëve, FRESSH-istëve, mbështetësve të thjeshtë të PS-së dhe ambasadorëve që e dëgjojnë me vëmëndje kryeministrin. Por në transmetimin nga Gjirokastra, ERTV surprizoi me portretin e Majlinda Bregut e ulur mes Rilindasve socialistë. Deputetja demokratë u shfaq ndërsa shijonte fjalimin e kryeministrit, e ulur në krah të ministrit Bledi Çuçi.
Ndërkohë që deputetja e PD-së është bërë pjesë e dekorit të aktiviteteve qeveritare, kolegët e saj dhe mbështetësit e opozitës janë në protestë për dorëheqjen e Ramës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.