Tech

Video/ “Na një kafe pra, ta rregullojmë”, sherr me policin, pranga shoferit të dehur

14:39 - 06.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një 41 vjeçar ka rënë në pranga të policisë, pasi në gjendje të dehur ka tentuar të korruptojë një polic të qarkullimit rrugor.

Policia sqaron se bëhet fjalë për shtetasin Xhelal Kuçi, 41 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Mercedes Benz”është ndaluar nga shërbimet e Policisë Rrugore, për t’iu nënshtruar testit të alkoolit.  Pasi i është bërë testi i alkoolit me aparaturën “Drager”, ky shtetas ka rezultuar se drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit, në masën 0.25 mg/l.

Kur punonjësit e Qarkullimit Rrugor i kanë komunikuar se për masën e alkoolit të konstatuar do t’i pezullohej Leja e Drejtimit, shtetasi ka tentuar t’i japë 2000 lekë të reja punonjësit të Policisë, për t’iu shmangur masës administrative, por është arrestuar në kushtet e flagrancës. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga Neni 244 i Kodit Penal.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.