BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Dilema e ‘Elita 5’. Luiza Xhuvani në formë! Veliaj dhe Ajola, në të mirë e në të keq

16:00 - 07.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim:  Valit po i bën zili akullorja. Dilema e ‘Elita 5’. Sa në formë Luiza! Në çift, në të mirë e në të keq.





Valit po i bën zili akullorja
Të gjithë punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë qenë mes qytetarëve ‘Ditën e Verës’ dhe kanë përfituar disa momente për të qëndruar edhe ata në ndonjë bar aty rrotull, për t’u kënaqur në një ditë të bukur si ajo e këtij 14 Marsi. Dhe kështu ka bërë edhe Vali Bizhga, e cila qëndronte në një tavolinë me shefin e saj Rama, por që në fakt mendjen e ka patur diku gjetkë. Dhe ku?? Nëse e shihni me kujdes foton, Valit po i bën paksa zili akullorja e djalit të vogël që ishte ulër në tavolinën ngjitur me ta. Në fund të fundit, pse jo, ç’të keqe kishte sikur edhe zonja Bizhga të kishte porositur një akullore.


Dilema e ‘Elita 5’
Të shkojmë të bëjmë disa prova para koncertit në mbrëmje apo të shijojmë këtë ditë të bukur vere në Tiranë? Kjo ka qenë dilema e grupit ‘Elita 5’ të mbërritur ne vendin tonë për të kënduar në ‘Venue’ fundjavën që lamë pas. E sigurisht nuk i kanë shpëtuar dot, xhirove dhe qëndrimit në një prej bareve të Tiranës, ku kanë kaluar gjithë paraditen e më pas kanë vijuar me programin e tyre për të kënaqur publikun shqiptar, me repertorin e tyre të pasur muzikor që në fakt të gjithë e pëlqejnë shumë.


Sa në formë Luiza!
Ka qenë e përzgjedhur për të interpretuar vargjet rrëqethëse me rastin e 1-vjetorit të tragjedisë së Gërdecit, në homazhet që u zhvilluan me këtë rast. Edhe pse e ka patur të vështirë duke përjetuar dhe ndarë dhimbjen me banorët aty përreth, aktorja e mirënjohur Luiza Xhuvani ka qenë më në formë se kurrë. Një kostum i zi shumë elegant që i ka nxjerrë në pah në mënyrë mjaft të dukshme linjat perfekte trupore, një krehje tejet e rregullt dhe e hijshme si dhe një komunikim shumë dashamirës me gjithë ata që kishte pranë. Aktorja ka qenë e shoqëruar nga disa kolegë të saj ndërsa pranë ka patur dhe regjisorin Kiço Londo.


Në çift, në të mirë e në të keq
Deri pak kohë më parë, daljet e tyre në publik kanë qenë përgjithësisht në rastet kur lëvizja G99 ka patur manifestimet apo protestat e saj, kur janë zhvilluar koncerte apo premiera të ndryshme në kryeqytet apo në ndonjë rast tjetër sporadik, por si këtë herë nuk i kishim parë kurrë. Kreu i G99 Erion Veliaj ka patur pranë të fejuarën e tij Ajola Xoxa, në marshimin e heshtjes në Gërdec e cila e ka shoqëruar dhe i ka ndenjur përkrah pjesën më të madhe të kohës të kapur për dore. Ky ka qenë një vendim i vetë Ajolës e cila është solidarizuar në këtë ditë duke patur njëkohësisht edhe vëmendjen e paparacëve që donin t’I fotografonin bashkë.

Ky shkrim u botua më 21 Mars 2009


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.