AKTUALITET

EMRI/ Dhunoi dhe mbylli në garazh një person para 4 vitesh, arrestohet 23-vjeçari nga Ballshi

08:46 - 12.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një 23 vjeçar nga Ballshi është vënë në prangat e policisë së këtij qyteteti, pasi rezultonte në kërkim prej 4 vitesh.

Kështu, në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim,  policia e Fierit ka vënë në pranga Thomas Çela, 23 vjeç, banues në lagjen “8 Shkurti” Ballsh.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin e datës 09.05.2017, e ka dënuar atë me 3 vjet burg për veprën penale “Heqje e paligjshme e lirisë”.

Thomas Çela, në vitin 2013 në bashkëpunim me A.H, i cili është shpallur në kërkim nga ana policia, kanë rrahur për motive të dobëta H.Sh dhe më pas e kanë mbyllur në një garazh në qytetin e Ballshit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.