Kryesore

Vdekja e 16-vjeçares në një spital privat, zbardhet dëshmia e babait: U thamë që Blerta është pak alergjike, por …

18:22 - 16.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Zbardhet dëshmia dhe denoncimi që ka bërë babai i 16-vjeçares Blerta Pepa në Polici, për vdekjen e vajzës pas një operacioni në një spital privat në Tiranë.

“Panorama” ka mësuar se prindërit e Blertës i kishin lajmëruar mjekët që do kryenin operacionin, se vajza e tyre ishte pak alergjike, por ata i janë përgjigjur se nuk ka ndonjë problem, dhe se e kanë parasysh këtë gjë.

Mjeku që e ka operuar vajzën është ortoped gjerman, dhe i kishte dhënë garanci prindërve të Blerta Pepës që operacioni ishte diçka e thjeshtë.

Por siç raporton Panorama, bazuar në dëshminë e babait të vajzës në Polici, mjekët pas operacionit kanë thënë se vajza kishte pasur komplikacione gjatë ndërhyrjes dhe temperaturë. Ata kanë pritur që vajzës t’i dalë narkoza, por e reja nuk ia ka dalë dot, dhe prindërit kanë marrë lajmin e rëndë nga bluzat e bardha pas mesnate.

Mësohet se operacioni në këtë spital kushtonte 3500 euro, dhe prindërit e vajzës kane paguar 1500 euro paraprakisht, ndërsa pjesën tjetër, do ta dorëzonin pas ndërhyrjes.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se të ketë qenë doza e anestezisë shkak për komplikacionet që pasuan operacionin.

Do të jenë hetimet ato që do të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen, dhe shkakun e vërtetë të vdekjes së 16-vjeçares.

Ndërkohë  burime kanë bërë të ditur për GSH.al se mjekur kirurg, i cili ishte gjerman është arrestuar, ndërsa anestezisti ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

PSE U OPERUA

Mësohet se Blerta Pepa ka pësuar një incident gjatë orës së Fiskulturës, ku ka këputur ligamentin e këmbës, gjë që ka detyruar prindërit ta çojnë me urgjencë në spital, pas dhimbjeve të forta që kishte, siç raporton  BalkanWeb.

Operacioni për meniskun e këmbës është kryer nga 2 mjekë të huaj dhe gjithçka ka shkuar shumë mirë. Por kur pritën që 16-vjeçares t’i dalë anestezia ajo ka pasur komplikacione të brendshme, duke kaluar në gjendje të rëndë e më pas ndërroi jetë.

Dyshohet se vajzës t’i jetë injektuar më shumë anestezi se sa ishte norma. Fill pas ngjarjes mjeku 53-vjeçar, anestezisti që e asistoi ka tentuar vetëvrasje dhe është në gjendje të rëndë për jetën.

Sakaq, policia ka shoqëruar mjekët që kryen operacionin për t’i marrë në pyetje si dhe kanë sekuestruar kartelën mjekësore të adoleshentes.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.