AKTUALITET

Kolegët luten për Tefik Zhurdën, mjekun anestezist që po lufton me vdekjen

10:24 - 17.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kolegë të tjerë vijojnë t’i dalin në mbështetje anestezistit Tefi Zhurda, i cili po lufton me vdekjen pasi tentoi të vetëvritej dhe që në fakt është ende në gjendje të rëndë shëndetësore..

Ngjarja e rëndë që tronditi vendin gjatë ditës së djeshme dhe akti që nuk kishte ndodhur më parë, ku mjeku ndërmori aktin e vetëvrasjes pasi pacientja e tij 16-vjeçare ndërroi jetë gjatë operacionit.

Tefik Zhurda injektoi në trupin e tij lëndë anestezie, dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, i shtruar në spital. Vdekja e vajzës, Blerta Pepa po hetohet nga Policia e Tiranës, ndërsa deri më tani mësohet edhe nga një deklaratë e spitalit privat “Continental”, se vajza humbi jetën nga një komplikacion i rrallë.

Këtë e shpjegon edhe kolegu i Tefik Zhurdës, dr. Ledian Fezollari, teksa njëherësh kërkon që njerëzit mos të paragjykojnë punën e mjekut.

“Sot një kolegu jonë është në gjendje kome duke luftuar me jetën pasi tentoi vetëvrasjen ….sepse një paciente fatkeqësisht humbi jetën nga një komplikacion shumë i rrallë i anestezisë me predispozicion gjenetik të pacientit siç është HIPERTERMIA MALINJE…. Ju kërkoj me sinqeritet miqve jo mjek që para se te flasin për këtë ndodhi, të informohen rreth kësaj sëmundje pastaj të flasin…. Ky sindrom nuk prek pacientin për faj të mjekut, por pacienti e ka predispozicionin gjenetik dhe anestezia ja shpërthen atë…. Ngushëllime familjes….Zoti e ndihmoftë Dr.Tefik Zhurden, një nga mjekët më të mirë që ka vendi të dali nga koma…”, shkruan ai.

Blerta Pepa i ishte nënshtruar një operacioni në spitalin privat pasi kishte pësuar dëmtime në ligament gjatë orës së fizkulturës në gjimnazin “Andon Z.Çajupi” ku ajo mësonte. Kallëzimin në policinë e bënë prindërit e saj duke akuzuar mjekët se diçka nuk ka shkuar siç duhet dhe se fajtorë janë ata.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.