KULTURË

Muzeu Historik Kombëtar/ Ekspozohen thesaret e argjendarëve vendas të shek. 17-18

18:35 - 17.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




“Muzetë dhe historitë tabu” ka bërë që nga fondi i Muzeut Historik të dalin në dritë objekte të reja. Drejtori i MHK-së, Dorian Koçi ka for për “Thesare të argjendarëve vendas” në aktivitetin e mbajtur në muze në kuadër të “Ditës Ndërkombëtare e Muzeve”.

Tema e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve për vitin 2017 ishte: “Muzetë dhe historitë tabu: Të flasësh pa fjalë në muze ose të thuash të paimagjinueshmen”. Kjo temë përqëndrohej në rolin e muzeve, të cilët duke punuar në dobi të shoqërisë, shndërrohen në pika kyçe për nxitjen e marrëdhënieve paqësore mes njerëzve.

Gjatë fjalës së tij në hapjen e një ekspozite me punime argjëndi, Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi tha: “Gjatë punës hulumtuese për katalogimin dhe iventarizimin e objekteve, që gjenden në fondet e Muzeut Historik Kombëtar, kemi arritur të evidentojmë një kryq prej argjendi, që i përket kishës së Shën Mërisë, në Elbasan. Kryqi prej argjendi në të dy anët paraqet skena ikonografike, të cilat janë gdhendur me finesë nga Janko Voskopojari në vitin 1748”.

Sipas tij, është mundur të evidentohen dy mbulesa prej argjendi. “E para i përket ikonës së Shën Gjergjit, e cila ka qenë e vendosur në proskinitarin e kishës së Shën Gjergjit në Nokovë të Lunxhërisë, Gjirokastër. Mbulesa e dytë i përket ikonës së Shën e Premtes, që ka qenë e vendosur në proskinitarin e kishës së Shën e Premtes në Selckë të Lunxhërisë, Gjirokastër. Objektet e tjera të ekspozuara janë: brerore, kapakë ungjilli, lugë kungimi, kryqe, eksapterë, kuti lipsanesh, etj. Restaurimi i tyre u krye në laboratorin e konservimit të koleksioneve të Muzeut Historik Kombëtar nga laborantet e Sektorit të Konservimit të Koleksioneve nën drejtimin e Prof. Ass. Dr. Frederik Stamatit”, tha Koçi.

Profesor Stamati vlerësoi sjelljen në dritë të këtyre punimeve të harruara, që sipas tij u ndriçuan kur në formët e tyre të gjetur nuk kuptoheshin se çfarë ishin.

Ekspozita “Muzetë dhe historitë tabu. Thesare të argjendarëve vendas” përmban 19 objekte prej ari dhe argjendi, të cilat janë punuar nga argjendarët vendas. Nga mbishkrimet që gjenden të skalitura mbi to vërtetojmë se i përkasin shek. XVII-XVIII. Në fondin e Muzeut Historik Kombëtar gjenden mjaft objekte të punuara me ar dhe argjend: mbulesa ikonash, brerore, kapakë ungjijsh, potirë, lugëkungimi, kryqe, eksapterë, temjanica, kuti lipsanesh, etj. Teknika e punimit të arit dheargjendit ka qenë pjesë e pandarë e kulturës dhe e traditës sonë kombëtare. Objekte tjanë punuar me teknikat e rrahjes e të gdhendjes, si edhe me përdorimin e mjaftveglave që krijoheshin nga vetë zejtarët për zbukurimin e objekteve.

Ekspozita “Muzetë dhe historitë tabu. Thesare të argjendarëve vendas” do të qëndrojë e hapur nga data 18 maj deri më 4 qershor 2017, në Pavijonin e Ikonave të Muzeut Historik Kombëtar”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.