Show-Bizz

Fotot/ Nga Haradinaj te Kurti, ja familjet e kandidatëve për kryeministër në Kosovë

15:10 - 22.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Tashmë zyrtarisht garues për kryeministër të vendit do të jenë tre kandidatë nga dy koalicione dhe një parti.

Koalicioni mes PDK-AAK dhe Nisma, kanë nominuar Ramush Haradinajn për kryeministër të vendit, koalicioni tjetër LDK – AKR dhe Alternativa, do të garojnë me Avdullah Hotin ndërsa Vetëvendosje do të matë forcat e vetme në këto zgjedhje me Albin Kurtin për kryeministër.

Për politikanët modernë tashmë familja dhe paraqitja e saj në publik, është mjaft e rëndësishme.

Magazina.al ju njeh me familjet e tre kandidatëve për kryeministër.

Familja Haradinaj

Është një nga familjet më të njohura, për shkak se Ramush Haradinaj kishte provuar edhe më parë pozitën e kryeministrit por edhe për shkak të proceseve në të cilat ka kaluar lideri i AAK-së, shkruan Magazina.al.

Bashkëshortja e Haradinajt është e njohur për të gjithë pasi Anita Muçajn shpesh e shohim në ekranet televizive duke moderuar lajmet në RTK.

Anita dhe Ramushi janë prindër të tre fëmijëve.

Familja Hoti

Deri vonë nuk e kishim njohur familjen e ministrit të Financave dhe tani kandidatit të LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, edhe pse Hoti kishte një faqe në Facebook, ai zakonisht postonte vetëm aktivitetet e tij profesionale.

Por së fundmi Hoti na ka njohur me bashkëshorten e tij Serveten dhe dy djemtë e tyre, shkruan Magazina.al.

Familja Kurti

Në përjashtim me Haradinajn e Hotin, Albin Kurti e ka mbajtur gjithmonë larg syrit të publikut familjen e tij, ndoshta kjo për faktin që bashkëshortja dhe vajza e tij jetojnë jashtë Kosovës.

Për më tepër Kurti nuk ka qenë i pranishëm as në rrjetet sociale, vetëm këto ditë i është bashkuar me një faqe në Facebook, shkruan Magazina.al.

Kurti është martuar në vitin 2014 me norvegjezen Rita Augestad Kndusen, me të cilën ka edhe një vajzë, por që asnjëherë nuk shfaqen bashkë në publik, ndoshta kjo qasje do të ndryshojë gjatë fushatës zgjedhore.

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Ndoshta edhe nuk do te jene aq e rendesishme familjet e kryeministrave te ardheshem te Kosoves sa do te jete e rendesishme fakti se cfare lidhjesh direkte apo te terthorta secili prej tyre kane pase ose do te kene me Beogradin, dhe sa keta do te jene nen ndikimin e Beogradit…eshte shume e rendesishme se secili nga tre kryeministrat e ardheshem te Kosoves do te kane arritur te shkeputen nga mendesite titisto – enveriste sepse , per 17 vite ne kosove , pame se gjithe keta qe ishin kryeministra , vendin e udhehoqen me ate mendesi te Titos dhe Enverit respektivisht , me vjedhje , shkatrime , zhvatje, droge , nderhyrje ne drejtesi..etj etj..!

    Përgjigju ↓