Media

Nga dashuri në urrejtje? Ish-e dashura e akuzoi se i vodhi 15 mijë euro, ja ballafaqimi me shkrimtarin në emisionin “Me Zemër të Hapur” 

15:06 - 16.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Përballja live mes ish dy të dashuruarve do të ndodhi sot në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur”. Një 53-vjecare ka ngritur një lum akuzash për shkrimtarin Amedeos Baci, ku ky i fundit i është përgjigjur ftesës së programit. A do të arrihet një ndërmjetësim mes tyre? Apo nga një ndjenjë dashurie do kalohet në një ndjenjë urrejtje për njëri-tjetrin?

Një histori dashurie mes dy shkrimtarësh përfundon me akuza të ndërsjellja që kulmon me një përballje live në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në News 24.

Lumturie Kodra pak javë më parë akuzoi shkrimtarin dhe redaktorin Amedeos Baçi se e kishte mashtruar duke i zhvatur 15 mijë euro, taktikë, që sipas Lumturies e ka ndjekur edhe me femra të tjera. Për të gjitha akuzat ajo thotë se do të depozitojë një kallëzim penal në Prokurori, por Amedeus është sot përballë me të dhe mohon të kenë pasur një lidhje dashurie.

“Nuk ka pasur lidhje dashurie mes nesh, nëse do ishte do kishte përputhje, nuk po them në masë të barabartë, por po them që duhet të ketë bazament të fortë. Ky mund të ketë qënë një perceptim i zonjës, pasi unë them se dashuria e madhe lind me colpo di fulmine siç thonë italianët. Ajo kishte guxim, vullnet por nuk ishte shkrimtare. Unë u mora me të dhe krijimet e saj se pata një dashamirësi”,- tregoi ai, raporton BalkanWeb.

I pyetur nëse lidhja e tyre ishte konsumuar, shkrimtari Baçi e mohoi kategorisht. “As që bëhet fjalë për seks. Kjo është një zonë rozë që as më josh e as më ngazëllen.Ajo fantazon deri në marrëzi”, tha ai.

Ai tregoi live edhe përmbajtjen e një fotoje, me të cilin kuptoi se Lumturia kërkonte diçka më shumë prej tij.

“Unë jam i divorcuar dhe i dashuruar njëkohësisht vetëm me Letërsinë. Por dua të sqaroj se ka qënë ajo që ka pasur një fillim provokues me mua. Më çoi një foto që nga gusha e deri tek beli me këmishë nate, ndërsa në pjesën e fundbarkut kishte një luleshtrydhe. Unë e kuptova qartë se çfarë kërkonte”,- rrëfeu ai.

Ka mjaftuar kjo që Lumtura të thyejë heshtjen në studio teksa thoshte: “Sepse të dashuroja Amedeus”.

I pyetur se sa ka zgjatur lidhja mes tyre, Amedeus u shpreh: “Ua sqarova publikisht, nuk kemi pasur lidhje sentimentale me të. Ishte lidhje mes dy miqve, besoj se ka qenë gati 2 vjeçare”.

Ai pretendon se se Lumturia ka një fiksim patologjik ndaj tij. “Ajo kishte vuajtje, ra në depresion. E kam shoqëruar edhe në spital, por ajo e ka përceptuar gabim të gjithë këtë miqësi”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.