Sot në orën 13:00 do të hidhet shorti i turit të parë kualifikues të Ligës së Europës ku do të marrin pjesë 5 ekipet shqiptare, Partizani, Skënderbeu, Tirana, Shkëndija e Tetovës dhe Prishtina.
Siç ndodh çdo vit, UEFA i ka ndarë në grupe para hedhjes së shortit ekipet e kësaj faze, duke përcaktuar kështu rivalët e mundshëm të skuadrave shqiptare.
Kundërshtarët e mundshëm të Tiranës dhe Shkëndijës
Trençin (Sllovaki)
Makabi Tel-Aviv (Izrael)
Inter Baku (Azrebajxhan)
Dacia Kishinjev (Moldavi)
Shirak (Armeni)
Kundërshtarët e mundshëm të Partizanit
Videoton (Hungari)
Ordabasi (Kazakistan)
Botev Plovdiv (Bullgari)
Jagellonia Biallistok (Poloni)
Sllovan Bratislava (Sllovaki)
Kundërshtarët e mundshëm të Skënderbeut
Linkoln (Gjibraltar)
Progres Niderkorn (Luksemburg)
Zaria Balti (Moldavi)
Folgore (San Marino)
Sant Hulia (Andorrë)
Kundërshtarët e mundshëm të Prishtinës
IFK Norkopig (Suedi)
Od (Norvegji)
HJK Helsinki (Finldandë)
Ferencvarosh (Hungari)
Nome Kalju (Estoni)