Kryesore

Bamir Topi: Më 25 qershor, FRD në parlament dhe qeveri. Marrëveshja Rama-Basha, si një vazhdimësi e së keqes

10:24 - 22.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Valentina MADANI

Fryma e Re Demokratike synon jo vetëm të jetë pjesë e parlamentit të ri me përfaqësuesit e saj, por edhe të bëhet pjesë e qeverisjes. Në mbyllje të fushatës për Tiranën, kreu i FRD-së, Bamir Topi e cilësoi marrëveshjen Rama-Basha si një vazhdimësi të së keqes që i bënë vendin që në 2008-ën këto dy parti. Bamir Topi i kërkoi liderit të opozitës të kërkojë falje për ngjarjet që kanë ndodhur kur ai ka qenë drejtues ministrish dhe të marrë besimin e qytetarëve. Topi beson se çështja e pronës do ta mbajë peng Shqipërinë pa u integruar në BE edhe për shumë vite.

Ndërkohë që, me votën e qytetarëve, këtë çështje ai premtoi që ta dërgojë për zgjidhje në parlament. Bamir Topi akuzon Ramën dhe Bashën për marrëveshje personale duke i lënë të çorodi-tur qytetarët dhe pa shpresë për të ardhmen. Në mbyllje të fushatës për kryeqytetin, Topi shprehu bindjen se FRD-ja do të jetë pjesë e parla-mentit dhe qeverisë së re. Ndërsa, nuk i kurseu akuzat ndaj Lulzim Bashës, i cili si-pas tij drejton një të djathtë të përçarë dhe nuk ka kërkuar falje për akuzat që rëndojnë mbi të, për të fituar besimin e qytetarëve.

“FRD-ja jo vetëm do të sigurojë mandate në parlament, por do të jemi pjesë e qeverisë. Gjykojmë se marrëveshja Rama-Basha u bë në dëm të vendit. Kreu i PD-së Basha duhet të kërkojë falje për akuzat që rëndojnë mbi të kur ishte ministër i Brendshëm. Basha drejton të djathtën e përçarë”, – theksoi z. Topi. Kreu i Frymës së Re Demokratike, komentoi edhe pak ditë më parë situatën poli-tike në vend dhe fushatën elektorale të këtij muaji. Sipas ish-presidentit, kjo fushatë ka qenë pa përmbajtje dhe pa formë, madje “fushata ka fil-luar edhe me mjete të tjera”.

I ftuar në “Koha për t’u zgjuar”, Topi është pyetur edhe për marrëveshjen Rama-Basha, për të cilën tha se dy liderët mbuluan me grim një plagë të madhe në Shqipëri që janë zgjedhjet, për të cilat nuk gjetën zgjidhje. “Gjëja më e keqe e marrëveshjes Rama-Basha ishte ajo që pritej të bëhej dhe vetëm ajo nuk u bë; u diskutua për gjithçka, vetëm për listën e zgjedhjeve nuk u diskutua. Përderisa s’u vendos për një ligj korrekt, a do kemi një parlament të besueshëm? Gabimi i tyre është që mbyllën me grim një plagë të madhe në Shqipëri, që janë zgjedhjet. Rama që është kryeministër, del e thotë ‘mos votoni të tjerët’. Politikani duhet të dalë e të thotë ‘më votoni mua’, por mos u merr me tjetrin”, – theksoi z. Bamir Topi. Ai shprehu shqetësimin se një pjesë e kualifikuar e shoqërisë shqiptare është larguar jashtë. “Një pjesë janë këtu, po janë strukur. Këtu janë njerëz që rendin pas karriges, nuk kanë vizion. Poli-tikan është ai që sheh në perspektivë për 10-15 vjet. FRD-ja është me një listë cilësore. Në të gjitha qytetet kemi njerëz të nderuar. Unë jam misionar në politikë, s’kam nevojë për karrige. Meqë janë zgjedhjet, kemi propozuar që parlamenti, nga 140 vetë të shkojë me 100 vetë”, – deklaroi z. Bamir Topi.

Kurse dje, kryemësuesi i listës së FRD-së në Tiranë, Gazmend Oketa ftoi qytetarët e kryeqytetit që të votojnë siglën e FRD-së, pasi sipas tij, dy partitë e mëdha PS dhe PD po mbajnë peng ven-din për shkak të interesave të ngushta klienteliste. “Vota për Frymën e Re Demokratike është një ndëshkim për dy par-titë e vjetra që po mbajnë peng vendin”, – u shpreh gjatë një takimi me banorët e njësisë 7 në kryeqytet, Gazmend Oketa, kryesuesi i listës së Tiranës për këtë forcë politike. Të dielën në Shqipëri do të zhvillo-hen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, ndërsa FRD-ja në Tiranë kërkon votat për Oketën.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.