Kryesore

Basha: S’do lejojmë cënimin e zgjedhjeve. Rama s’ka një plan për4 vitet e ardhshme, ja pse nuk pranoi debatin

08:18 - 23.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Dy ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shpalosur edhe njëherë pikat kryesore të programit të tij. I ftuar në emision “Koha për t’u zgjuar” në studion e “Neës24”, kryedemokrati Basha tha se programi i tij synon rritjen e ekonomisë.

Teksa u ndal tek rëndësia e një debati të hapur mes palëve për të shpalosur programet për qeverisjes në 4 vitet e ardhshme, Basha tha se kryeministri Rama e ka refuzuar këtë gjë. Sipas kreut të PD-së, Rama jo vetëm nuk ka një plan për 4 vitet e ardhshme, por edhe në 4 vitet që lamë pas ka qeverisur pa plan.

“Kam ecur nga veriu në jug, atmosfera është mjaft e mirë. Shqiptarët e kanë gjetur veten në planin e PD për të përmirësuar gjendjen e tyre. Ndërkaq vihet re edhe zhgënjimi nga Rama për premtimet e pambajtura.

Unë e kërkova një debat me Ramën si një kulturë demokratike dhe europiane. Unë doja t’u tregoja shqiptarëve çfarë kishim secili nga ne në program për shqiptarët. Por Rama nuk e pranoi debatin. Kjo për faktin se ai nuk ka plan. Ka ricikluar premtimet por plan nuk ka. Ndërsa PD ka një plan për përmirësimi e ekonomisë në vend. Unë kam shkuar në ture të vazhdueshme në mbarë vendin dhe kam zhvilluar takime me qytetarët dhe fermerët, të rinjtë e përfaqësuesit e bizneseve, çdo kategori tjetër, të cilat janë pasqyruar në program”, tha Basha.

Kryedemokrati u ndal tek zgjedhjet e lira e të ndershme, duke theksuar se nuk do të tolerohet vjedhja, shitblerja e votës apo manipulimi i procesit. Teksa theksoi se sot ka sanksione më të ashpra penale nëse shkelet ligji. Basha tha se “nuk ka krim më të rëndë se krimi elektoral”.

Ndërkaq, ai tha se ka një angazhim të madh nga ndërkombëtarët që të mos shkelen standardet zgjedhore.

“Kemi sot sanksionet më të ashpra ndaj vjedhjes dhe shit-blerjes së votës. Ndaj ne sot jemi në këtë betejë. Për shkak të kësaj disa persona janë penalizuar. Ftoj qytetarët të marrin pjesë në zgjedhje të lirë, dhe të votojnë ashtu siç duan. Ndërkombëtarët kanë shprehur angazhimin se nuk do të lejojnë asnjë shkelje të standardeve zgjedhore. Ndaj këto orë kritike para zgjedhjeve janë orët e zullumit. Askush mos të bjerrë pre e zullumit të atyre që kanë frikën e humbjes”, u shpreh kryedemokrati Basha. /Balkanweb


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.