Media

KQZ, Klement Zguri: Nuk kam dhënë urdhër televizionëve për fjalën e Metës

14:44 - 25.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Fjala e Ilir Metës nga qyteti i Shëngjinit ku u plagos një militant i LSI para një qendre votimi nga disa pjestarë të botës së krimit dhe ku Meta theksoi se janë bandat e Edi Ramës në Lezhë, u tha në një televizion kombëtar se “ka urdhër nga KQZ që të mos transmetohet”. Bile u shtua se nga urdhëri i KQZ, asnjë televizion nuk e transmetoi dhe nuk do ta transmetoj fjalën e Ilir Metës nga Shëngjini ku akuzoi Edi Ramën si kryesandist dhe si njeri që drejton krimin.

Redaksia e “Koha Jone” kontaktoi direkt zotin Klement Zguri i cili tha shprehimisht se ky është një mashtrim, pasi unë dhe as KQZ nuk ka thënë, as dhënë dhe nuk kanë vendosur që fjala e Presidentit të zgjedhur zotit Ilir Meta të mos transmetohet. E përsëris është një mashtrim. Fjala e Zotit Meta duhet transmetuar, natyrisht që mbetet vendim i televizionit. Por KQZ nuk ka disktuar, nuk marrë asnjë vendim apo njoftim për këtë që është përhapur në mënyrë të gënjështërt në media”- tha Klement Zguri.

Pas këtij sqarimi zyrtar të kryetarit të KQZ pyetja publike mbetet: kush ua dha urdhërin televizioneve për të mos e transmetuar fjalën e Ilir Metës direkt apo edhe më vonë në lajme? KQZ si i vetmi insitutucion zyrtar sipas Kodit Zgjedhor që ka kompetencë kushtetuese mbi televizonet nuk e ka dhënë urdhërin, atëhere kush foli dhe diktoi televizionet?

Mos e ka dhënë urdhërin Edi Rama?

Mbetet që televizionet kombëtare dhe ato lokale ta transmetojnë fjalën e Ilir Metës, ndërsa komenti që ka apo jo të drejtë Ilir Meta mbetet prapë në të drejtën e medias. Por fjala e tij duhej dhe duhet transmetuar.

Në të kundërt pushteti i katërt në Shqipëri ka mbetur nën kontrollin e pushtetit ekzekutiv.

Koha Jone


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.