KULTURË

Festivali i artit “të paangazhuar”

08:59 - 10.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Nga Ben ANDONI

Prej disa vitesh një grup dashamirësh të artit, vetë-artistë, menaxherë, publicistë mbajnë një festival, që këtë korrik plotëson edicionin e tij të shtatë. Larg bujës dhe dukjes, ekipi realizues i saj që përfshin ideatorët kryesorë Eno Milkanin, Gerta Qurkun dhe Fatos Baxhaku jo vetëm po e kthejnë në traditë dhe po i japin një resurs artistiko-kulturor-turistik qytetit të Pogradecit, por çdo vit shënon nga një risi. Këtë herë në një nga panelet organizuese të Festivalit Ballkanik ata kanë mundur të bëjnë bashkë artistë të rinj kosovarë, shqiptarë dhe serbë për të prodhuar në grup, një risi ku në kushte të tjera artistët nuk do të kishin mundësi jo të shkëmbenin përvoja, por as ta përshëndesnin fare njëri-tjetrin.
Por, kjo është më e pakta sepse filmi mban përveç një performance të gjallë të një organizimi interesant filmash, panelesh dhe workshop-esh dhe një përmasë kulinarie, që e ka gjallëruar qytetin, por edhe i ka dhënë festivalit një qytetari të veçantë në mjedisin liqenor.
Më shumë se një aktivitet që bën bashkë filmin, kulinarinë, përvojat e workshop-eve, Festivali ballkanik i filmit ka pasur një dimension emancipues. Këtë e realizon nga ftesat e individëve të shquar të disiplinave të ndryshme, por edhe tematikat që provokon dhe promovon.
Përgjatë ditëve të festivalit janë projektuar 64 filma të autorëve nga të gjitha vendet e Ballkanit, ku Shqipëria është përfaqësuar më 8 filma të kineastëve të rinj, kurse Kosova është përfaqësuar me 11 filma syresh.
Një nga gjetjet apo të themi surprizat që ka dhënë këtë vit në festival, në natën e fundit, ishte premiera botërore e filmit të gjatë thriller spanjoll “Zgjimi i Enver Simakut”, me regji e skenar të Marco Lledo Escartin. Në këtë film që inspirohet nga Shqipëria e 1997, interpretojnë figura të tilla të ekranit shqiptar si Margarita Xhepa, Tinka Kurti, Viktor Zhusti, Pirro Milkani, Ema Andrea, Laert Vasili, Lulzim Guhelli dhe filmi është pritur shumë mirë nga publiku.
Ndërthurja e të gjithë elementëve e ka bërë këtë vit Festivalin që të mbesë në shembujt më të mirë të aktiviteteve vjetore të kulturës. Kurse qytetit të Pogradecit t’i japë një aktivitet i cili e nderon me performancën e tij. Mbi të gjitha një aktivitet “i paangazhuar” në asnjë frymë, përveç dlirësisë dhe një arti komunikativ dhe performace kulinarie të përkryer, që angazhon energjinë e madhe pozitive.

Si u zhvillua FESTIVALI BALLKANIK I FILMIT DHE KULINARISE
Pogradec, 3-8 korrik 2017
Edicioni VII
Shoqata Art-Impulse në bashkëpunim me Bashkinë Pogradec, Ministrinë e Kulturës, Qendrën Kombëtare të Kinematografisë, Ministrinë e Kulturës Kosovë. Reiffesien Bank, Sigal, Word Vision, Elbar, Hako, Action Production, organizuan në Pogradec, nga 3 deri më 6 korrik Festivalin Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë (B3F). Ky vit përkonte me edicionin e shtatë të këtij festivali, që tashmë përbën një ngjarje të rëndësishme kulturore për krejt Ballkanin.
Festivali u hap me projektimin e filmit të gjatë grek “I padukshëm”, me regji të Dimitris Athantis. Ndërsa përgjatë festivalit u projektuan edhe 64 filma të autorëve nga të gjitha vendet e Ballkanit. Shqipëria është përfaqësuar më 8 filma të kineastëve të rinj. Kurse Kosova përfaqësohet me 11 filma. Një seksion më vete i festivalit ishte “Mish-Mash”. Ky seksion, që tashmë është shndërruar në një traditë, ka trajnuar nxënës e studentë me formim e origjinë të ndryshme në rrugën e gjatë të krijimit filmik. Të rinjtë janë trainuar përgjatë një jave nga ekspertë të filmit dhe dokumentarëve dhe më pas ata vendosën vetë se cila prej punëve që ata bënë të vlerësohej me çmim.
Këtë vit, e reja e rëndësishme ishte se, në bashkëpunim me organizatën ndërkombëtare prestiogjoize Ëord Vision, janë bërë bashkë, diskutuan bashkë dhe kanë prodhuar bashkë adoleshentë shqiptarë e serbë nga Kosova, të cilët në kushte të tjera nuk do të kishin mundësi jo të shkëmbenin përvoja, por as ta përshëndesnin njëri-tjetrin.
Filmat janë projektuar në kinemanë “Mitrush Kuteli” në qendër të qytetit. Në ekrane të mëdha të vendosur jashtë ato janë projektuar edhe për një publik më të gjerë. Një juri me ekspertë ndërkombëtarë jo-ballkanikë vlerësuan filmat.
 Art-Im-Pulse
Organizatorët


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.