MILOSAO

Poezi nga Inis Kazanxhi Jorgo

08:54 - 10.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga Inis Kazanxhi JORGO




1.ËNDËRR
Një shenjë dashurie po ta merrja nga ty
A thua do të flija dot?
Bota mua, thërrime do të më dukej..!
Në se disa fjalë bashkë do të shkëmbenim,
Ëmbël-burgosur do ndihesha
E patjetër zërin tim nuk do e njihja!
Unë frymë do harroja të merrja,
Prej përqafimit që nga gjithshka do më shkëpuste
E më pas, trupin tim pa peshë do e ndjeja..
Çasti sikur të më afronte tek ty,
Në prag të shpirtit do shtrihesha unë
Me flokët mbi dashuri lëshuar!
E nëse se do të ndodhte kështu..
Imagjinatës time dyert do t’ja mbyllja,
Duke mos e dalluar dot më natën nga dita!
Por nata përpihet heshturazi nga mëngjesi
E ëndrra, ajo ngatërresë ëmbël e imja
Moskokëçarëse nis shpirtin të ma braktisë…
Duke e lënë të hutuar përgjumjen time,
Mjegullës së zgjimit drejtuar,
Drejt tretjes së pashmangshme !
Me ecje indiferente mbi zhgënjim tim
Për të më dorëzuar tek dita
Sapo ajo vjen ….

1.    RRUGEVE TE QYTETIT TIM
Dielli ne qytetin e lindjes
E thërret ndryshe ditën qe vjen
E porta e jetës, qielli
Me vesën delikate pikturon
Nga shpirti kërkoj te shkund
Komoditetin e lodhshëm monoton
Kohës së shkuar t’i kthehem
Një gotë kujtimesh t’ja pij ne se mund!
Shtyre nga vetëdija pa kuptuar
Një rrugicë të dikurshme po kerkoj
E me nostalgjinë përballem
Se atje asgje s’është më njësoj!
Vitet qe vetes ja vodha
Pa mëshirë tutje dua t’i hedh
Ndërsa rrugëve te qytetit tim eci
E bindur qe s’e kam tradhtuar asnjëherë..
E ura e gjere është po atje
Me kurorën e pemëve mbi blu
Era e blirit diçka me sjell ne mend
Pranvera sa shpejt vjen këtu !!
Janë nga me te bukurat mbrëmje
Mbrëmjet qe ulen këtu ngadalë,
Me histori dashurish te bukura, të trishta
Si zonja te shtruara e pafjale.
Veç në këto rruge ti mund te shohesh
Si përkëdhelen ritmi, dielli dhe dashuria
E vetes ti kërkosh e thuash
“Sa mrekulli prap e tija te jem !

2.    ZOTERIA
I KAFENESE
Të vështroj çdo mëngjes pa kuptuar
Tek ecën i kërrusur nga jeta e lodhja
Jak’ e xhaketës shkujdesur e veshur
Një gazetë nën sqetull, përherë është e jotja!
E shtyn me pak mund derën e kafenesë
Heshtur i drejtohesh qoshes tënde
Duket sikur hapat te kundërshtojnë
Bashke me vetminë ti rehatohesh …
Nënvizon një libër dikur të nënvizuar….
Shkronjat ngatërruar me avujt e kafese
Me pas fillon të vështrosh me sytë mendjes
Te meditosh nen rrezet qe tejshkojnë në xham !
Duart e ngathta duan të shkruajnë
Me majën e pamprehur te një lapsi të vjetër
Mbi fletët, vitet, mbi zemrën tende !
Ti “gdhend” urtesisht jetën !
Sa origjinal ky ritual mëngjesor..
Ti e pasuron pa e ditur kafenenë !
Sapo e përshëndete kamarierin djaloshar
“ Mirmëngjes zotëri “ përherë nga dikush e merr !
Je nga te paktet qe shijon kështu
Çastin, leximin edhe te shtruarat fjale!
Por prej disa ditësh unë nuk te kam pare.. ..???
Me thuaj te lutem qe nesër do jesh prap këtu !………..

4    TRADHTUAR NGA FEMINIA
Ka vendosur te rritet AI
Ai, me i madhi i vellezerve
Te shese nga kutia e tij gri
Varferia ja ka vjedhur femijerine!
Heshturazi tavolinave i afrohet
Me syte lutes mengjeseve te ftohte
Biseden e nderpres qe zeri tij te ndihet
Pa shkak ja blej cakmakun, a thua se me pihet…..
Perditshmeria e sheh pjerret
Ate, te bukurin qe nuk qesh kurre!
Perse kaq verberi ??? Perse ??
Feminia te tradhetohet kaq heret ?
Nen ylberin pa ngjyra te dite-mbemjes
Ecen ai pa kthim drejt burrerise
Me varferine cinike ne duel
Tradhetuar nga ditet e feminise
Tashme ja njoh “lutjen” krenare
Vogelushit me dhimbjen e nje te rrituri
E shohin pa e pare, a thua s’e kane fuqine ?
Te kuptojne deshirat e nje te mituri…..?

5. TORONTO
Nuk e pranoja dot brenda vetes
Te donja nje qytet te ri, une vetes s’ja kerkoja !
E veshtire per mua ne at’ vend plot enigma
Qyteti s’u merzit me mua..vec priste qe ta donja..
Kur larg i ika, mendova se do e harroja
qytetin e vjeshtes se rralle edhe te stineve !
Por sa here avioni mbi trupin e tij fillon dhe ulet,
Shquaj mes bardhesise, pjese jete qe mbolla !

6. PYLLI
Mëngjes heret, mes drureve po eci,
Me vesen supeve, shijoj vetmine
Nje zog kembengules therret mengjesin
Rrezet e diellit kerkojne t’me arrijne.
Ne zemer te pyllit pakuptuar hyra,
Mes-permes paqen po pershkoj,
Zbukuruar me te imtat zhurma jete
.. mrekullohem, sytë kudo rrotulloj !!
Qenien me gjithshka te lidhur këtu e ndjej !
Teatrin e natyrës ndaj bukurisë duke pare
Flirtet e saj te gjitha këtu janë!
Te egrat lule, harlisur trungut shume-vjeçar
Ngjyrat e paemerta te pyllit i vodha
Per te ngjyrosur me to shpirtin edhe sytë
Gurgullimen e burimit te padukshem, edhe atë!
Pa pyetur te gjitha, brenda vetes i morra !
Po paqen? .. e lashë atje, me erën e tokës
Te dyja i lashë: paqen edhe qetësinë
Me rrezet supeve një degë pemë shtyva
Duke e lënë pas meje, pyllin dhe kërshërinë…..

7. PAS KESAJ
Sa e gabuar ajo dite
Kur shpirtit boshti ju lekund,
Dhe gjithshka ky fund treti…
Pas kësaj çmund te bej unë?
Nese ate dite do e njihja me pare
Duart ne kraheror do t’ja vinja
Veten asaj për të mos ja falur
E për ti kur larg!!
Përballë qëndron por ti ke ikur !
Thuamë, pas kësaj ç’mund te bej?
Mashtromë, gënjemë, shpëtomë
Thuame, ose me mire mos fol!
Do di pa ty une te jem ?
Te ndjej si malli ma mund dashurinë…?
Me duart e zhgënjimit te te shtyj dua
Me ato duart, dua te te mbaj!
Une, pas kesaj c’mund te bej?
Ne se ate dite do e njihja me pare
Duart ne kraheror do t’ja vinja!
Veten per te mos ja falur
Ose, do i kisha ikur larg!
Perballe qendron por ti ke ikur
Thuame, pas kesaj cfare te bej ?
Mashtrome, genejme, shpetome!
Thuame, ose me mire mos fol!
Do di pa ty une te jem ?
Te ndej si malli e mund dashurine ?
Me duart e zhgenjimin te te shtyj dua !
Me ato duar, dua te te mbaj !!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.