OPINION

Berisha duhet ta kuptojë se siç është nisur, do humbasin të gjithë…

20:05 - 12.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Nga Spartak Ngjela

Dalja e Partisë Demokratike nga kriza e saj 20- vjeçare, nepërmjet Eduard Selamit mund të sjellë në Shqipëri rivendosjen e frymës demokratike në të dyja partitë e mëdha.

l.

Duhet ta kuptojë Sali Berisha që, kështu siç është nisur, do humbasin të gjithë tërësisht, dhe PD mund të vetëshpërbëjë strukturën e saj, sepse ka një konfliikt të brendshëm midis politikanëve të karrierës dhe lidërshipit dhe stafit politik Basha që është pa fare vizion politik Prandaj në këtë kohë vetëm Eduard Selami e kthen Partinë Demokratike në rrugën perëndimore të Uashingtonit dhe e topit konfliiktin e brendshëm në PD. A do të mund ta kuptojë elita demokrate që bën pjesë në Partinë Demokratike se është vetë historia e brendshme e Partisë Demokratike ajo që ka futur frymën totalitare në politikën aktuale shqiptare, përkatësisht në strukturën funksionale të partive të mëdha? E kupton dot Berisha dhe Basha se asnjë rrugë tjetër nuk mund të ketë më në Shqipëri, veç Reformës Perëndimore kundër korrupsionit galopant? Reforma nuk mund të ndalohet, dhe korrupsioni do të luftohet deri në fund: kjo është rrjedhojë e aleancës shqiptaro-amerikane për Ballkanin Perëndimor në funksion të botës shqiptare në këtë territor dhe interesit të përbashkët që është shumë i madh. Kjo është arsyeja që të dyja partive të mëdha iu duhet të kenë nga një kryetar të paimplikuar në korrupsion. Basha nuk është i sigurt, madje, fare.

Asnjë aleancë me Ramën nuk mund të funksonojë për Partinë Demokratike; një mendim i tillë është të kesh rënë në iluzionizëm.

Të bllokosh Reformën duhet ta njohësh vetë procedurën dhe duhet të jesh procedurialist i aftë, se është ndërmarrje me risk të madh që të thërrasësh ekspertë për të bllokuar politikën amerikane në Ballkanin Perëndimor, dhe, në të njëjtën kohë, të gjesh bindje politike antireformë në Shqipëri. Forca e politikës amerikane aktualisht nuk ka mundësi që të përballohet dot nga korrupsioni shqiptar. Amerikanët sot i kanë të gjitha provat dhe faktet për këdo. Kjo është arsyeja që krimi shtetëror shqiptar është dominuar tërësisht nga politika amerikane. As komisionet e vetingut nuk i intimidon dot asnjë forcë politike kundër politikës amerikane. Prandaj gjithçka flet në favor të Eduard Selamit.

ll.

Eduard Slami këto ditë po artikulohet me gjuhën e një demokrati profesionist: ai kuptohet se e njeh mirë krizën e Partisë Demokratike që ka filluar që në zgjedhjet e vitit 1996, një vit pas eliminimit arbitrar të tipit komunist që iu bë Eduard Selamit si kryetar i PD-së. Arbitrarizmi autokratik i njëshit, është në fakt shkaku i krizës njëzetvjeçare i Partisë Demokratike. Por kjo është edhe krizë e brendshme e mosfunksionimin demokratik të Partisë Socialiste. Fitorja e doktrinës demokratike të Eduard Selamit në PD, do të fillojë të sjellë realisht emancipimin e politikës shqiptare, që deri tani dallon se është ende skallave e një autoritarizmi totalitar.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.