KULTURË

“Dy krisma në Paris”, studentët e “Ismail Qemalit” rikthejnë pas 30 vitesh në skenë shfaqjen

11:11 - 12.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Enrik MEHMETI

Dy krisma në Paris. Kjo është shfaqja që është rikthyer në skenë pas 30 vitesh, por këtë radhë falë insiativës të studentëve të universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë, iniciativë të cilës i janë bashkuar edhe të rinj shumë të talentuar, të ardhur nga bota e medias. Shfaqja më e spikatur, ‘Dy krisma në Paris’ është realizuar me kujdes dhe plot pasion për gati katër muaj me radhë për të ardhur në skenën e teatrit “Petro Marko” në Vlorë. Në një sallë të tejmbushur me spektatorë, ata kanë duartrokitur lojën dhe performancën e shkëlqyer dhe të jashtëzakonshme të artistëve të rinj vlonjatë, të cilët risollën në skenë një vepër sa madhështore, aq edhe të rëndësishme për historinë.

Në rolin kryesor, atë të Avni Rustemit, Gentian Kellciu përcolli emocione të shumta dhe mori duartrokitje pa fund mes spektatorëve, ndërsa një paraqitje mjaft të mirë bënë edhe aktorët e tjerë të kësaj trupe. Mes emocioneve dhe duartrokitjeve, trupa e interpretimit të shfaqjes ka marrë certifikata mirënjohje të ndara nga rektori i universitetit të Vlorës.

“Dy krisma ne Paris” pas Vlorës, kjo trup aktorësh do të lëvizin edhe  drejt qyteteve të tjera të vendit, për ta risjellë dhe në skenat e tjera këtë vepër. Jo vetëm kaq, por së shpejti trupa e aktorëve të rinj, edhe me një shfaqje të re në gjuhën italiane, premtuar nga konsullata e Italisë në Vlorë.

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.