Erion Veliaj kryebashkiaku i Tiranës, ka shkarkuar sot nga detyra 3 zyrtarë të bashkisë të cilët vijnë nga radhët e LSI.
Burime nga bashkia bëjnë me dije se është shkarkuar nga detyra drejtori i Ndërmarrjes numër 3 të kryeqytetit Artjon Caushllari, administratori i Njësisë Farkë Mateo Shaba, si dhe drejtoresha e qendrës sociale në Shkozë Kajame Sinani, njofton gazetari Mariglen Mërtiri.
Ende shkaqet dhe motivet e shkarkimit të këtyre 3 zyrtarëve por vendimi vjen fill pasi LSI u distancua publikisht nga vendimi i dy këshilltarëve të saj për të votuar pro rritjes së çmimit të ujit të pijshëm.
Shfaq Komentet (1)
Puna me e mire qe ka bere E.Veliaj , ndonse pak i vonuar . Shteti nuk eshte lope , qe ta mjele Liri me Moniken . Asnje leshim per ta