BLUETOOTH

Pas dy viteve ndarje ribashkohen Afrona Dika dhe Blero Muharremi? Çfarë paralajmëron ish-çifti i njohur

09:52 - 03.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Afrona Dika dhe Blero Muharremi janë ribashkuar pas gati 2 vitesh ndarje. Këngëtari do të jetë pjesë e podcastit të ish-bashkëshortes së tij, ku do të përballen me njëri-tjetrin.




Nuk dihet nëse Blero dhe biznesmenia janë rikthyer sërish në krahët njëri-tjetrit, pasi të dy pas ndarjes nisën romanca të reja, apo do të përballen së bashku në lidhje me arsyet që çuan në fundin e marrëdhënies së tyre pas gati 7 vitesh së bashku.

Dyshja i dhanë fund martesës në vitin 2022, pa shumë zhurmë, Blero dhe Afrona nuk u shfaqën më bashkë, fshinë fotot dhe nuk ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale, ndërsa hodhën akuza ndaj njëri-tjetrit.

Blero hodhi disa akuza të rënda ndaj Afronës duke e quajtur materialiste. Teksa ishte i ftuar në një intervistë, ai u shpreh se Afrona Dika është lidhur me të vetëm për famën dhe paratë që kishte.

Sipas këngëtarit, gjithçka ka qenë e bukur mes tyre, derisa ai i kufizoi shpenzimet, ndërsa theksoi se pasi i dha paratë për të hapur biznesin në Zvicër, ajo u zhduk.

Realisht nga fillimi lidhjen e kam ndjerë si një lloj aktrimi. Gjithmonë ka qenë në fokus paraja, sa ka pasur gjithçka ka qenë e bukur ndërsa kur i kam kufizuar shpenzimet, jam parë si i keq. Dhe nuk është që s’jam mjaft inteligjent për t’i kuptuar këto gjëra, por kam heshtur vetëm për të parë deri kur po shkon. Dhe siç ka filluar, ka mbaruar. Kam dhënë para për t’u hapur biznesi jonë dhe pasi është arritur qëllimi, ajo është zhdukur. Nuk ka reaguar në asnjë tentativë timen. Nuk ka mbetur asnjë opsion tjetër, përveçse të ndërmarr hapa ligjorë. Ndarja nuk ka qenë aq e thjeshtë sa është thënë nga ajo, kjo jo sepse nuk doja unë. Ajo deshi kështu”, rrëfeu ai

Këngëtari tregoi se prej disa muaj është në një lidhje të re dhe është i gatshëm të zhvendoset në Gjermani për të jetuar me partneren.

“Jam prej disa muajsh në një lidhje, më bën të ndihem i respektuar, i dashuruar dhe i vlerësuar. Është një ndjenjë që se kam pasur më herët, më ka munguar më parë. Kam ndryshuar për pak në këtë aspekt, kam kuptuar që gjërat që vlejnë shumë duhet t’i mbash për vete. Partnerja ime e re ma ka mësuar këtë gjë. Jam njeri me fat me partneren e re. Ajo sheh Blerimin, jo Bleron, pa famë dhe kurrgjë rreth vetes, një person të thjeshtë. Jam shumë i lumtur dhe e vlerësoj shumë. Sa i përket jetës sime në Gjermani, nuk e kam aspak problem të shkoj”, tha ai.

Mirëpo kjo deklaratë e këngëtarit shkaktoi goxha zhurmë në rrjet dhe blogerja vendosi t’i reagojë me anë të një thënie e cila dukej se ishte një thumbim për ish-partnerin.

“Më pëlqen të dëgjoj gënjeshtra kur e di të vërtetën”, shkroi ajo krahas fotos.

Kujtojmë se më parë, Afrona tregoi se shkaku që solli ndarjen mes saj dhe Bleros ishte marrëdhënia e tyre në distancë.

Ajo u shpreh se “lidhja në distancë zgjat për një kohë të shkurtër, ti nuk e ke personin pranë kur ke nevojë për përkrahje”. Afrona është në një marrëdhënie me një shtetas zviceran dhe ka treguar se është shumë e lumtur.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.