Pasi dhanë votat e tyre në rritjen e çmimit të ujit të pijshëm në Tiranë, LSI-ja i përjashtoi menjëherë të dy këshillëtarët dhe pasi nënkryetarja e bashkisë e ardhur nga radhët e LSI-së dha dorëheqjen, vjen reagimi i Monika Kryemadhit.
Në një status në Facebook ajo thotë se LSI është pozicionuar tek forcat opozitare dhe nuk bën asnjë kompromis me asnjë pushtet qëndror apo lokal.
Statusi i plotë:
Opozita nuk është çështje numrash, por çështje morali!
Çdo përpjekje për ta shndërruar atë në lojë interesash, biznesi apo politike nuk do mundet kurrë të ketë mbështetjen apo partneritetin tonë. Pozicionimi ynë në opozitë me votën e blerë me lekët e krimit apo vota të blera në kurriz të interesit të qytetarëve është dhe do të mbetet i qartë dhe pa kompromis. LSI është opozita e fortë e çdo pushteti, të çdo niveli, qendror apo lokal, i cili përpiqet të vjedhë e të abuzojë!
PIKERISHT MORALI IU MUNGON JUVE ZONJE ! jU , KINI SHUME DEMAGOGJI NE ATO QE THONI , POR AJO QE IU MUNGON TERESISHT , ESHTE MORALI .